Sipas Qendrës për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve, përafërsisht 1 në 59 fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të diagnostikuar me autizëm.
Tani për tani ekzistojnë vetëm trajtime terapeutike, të folurit, terapi sociale dhe ende nuk ka ndonjë tabletë mjekësore që do t’i trajtonte këto probleme.
Fatkeqësisht rezistenca ndaj këtyre trajtimeve është rritur dukshëm viteve të fundit
Një studim premtues mbi autizmin përfshinë mikrobiomin e sistemit të zorrëve përkatësisht koleksionimin e mikrobeve që jetojnë në zorrë, të cilat ndihmojnë në tretje më të mirë të ushqimeve, dhe trajnojnë sistemin imun për të parandaluar rritjen e tepërt të baktereve të dëmshme.
Sipas studimit të fundit mikrobet e zorrëve ndikojnë gjithashtu në komunikimin e trurit dhe shëndetit neurologjik. Studimi i paraqitur në Scientific Reports, tregon për këtë mënyrë që përfshinë transplantimin e fecesit. Sipas eksperimenteve të bëra, personat që i janë nënshtruar kësaj procedure kanë shfaqur menjëherë një zvogëlim të simptomave të autizmit.
“Ne kemi gjetur një lidhshmëri të madhe në mes të mikrobeve që jetojnë në sistemin tonë të zorrëve dhe sinjaleve prezente në tru”, tha Krajmanlnik, profesor i Bioteknologjisë. “Menjëherë pas dy viteve të nënshtrimit të kësaj procedure, fëmijët janë duke u përmirësuar dukshëm”, shtoi
Shumë fëmijë me probleme autike, përjetojnë probleme gastrointestinale dhe kur ne jemi të gatshëm të trajtojmë problemet gastrointestinale, ne jemi në gjendje të trajtojmë edhe problemet e autizmit”, shpjegoi ai.
Studimet inicuese përdorën vetëm një ”gjeneratë” për të arritur rezultatet e shumë pritura dhe kjo mjaftoi që 90% prej tyre të kishin përfitime nga ky studim. Ekipi tani është duke punuar në përhapjen e kësaj terapie dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të kësaj terapie.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...