Google ADS

Ekspertët po u bëjnë thirrje njerëzve që të mos pinë uthull molle

22:41 | 17 Maj 2018
Trina Galanxhi

Kur bëhet fjalë për mjetet mjekësore natyrale në shtëpi, pak produkte kanë respekt si uthulla e mollës.

Ky produkt është përshendetur si një ilaq për çdo gjë nga hiccups në puçrra fytyre dhe besohet nga shumë njerëz që të mbajnë çelësin kryesor për humbjen e peshës, transmeton portali arbresh.info

Askush nuk mund të mohojë fuqinë e këtij lëngu, që është i mbushur me enzima, probiotikë, dhe madje është treguar se ndihmon rregullimin e sheqerit në gjak.

Madje në edhe e kemi përdorur edhe në flokë.

Përderisa popullariteti i saj po rritet, shumë ekspertë po paralajmërojnë mbi efektet negative që sjell ky produkt.

Dietistja  e njohur Ellie Krieger për Uashington Post ka këshilluar për të mirat dhe dëmet që sjell uthulla e mollës.

“Kjo është një acid i fuqishëm që mund të jetë i rrezikshëm nëse aspirohet dhe mund të shkaktojë djegie në indin e butë të gojës dhe ezofagut dhe mund të dërgojë në erozion të dhëmbëve”, këshilloi ajo.

Uthulla e mollës gjithashtu mund të shkaktojë marrëmendje dhe simptoma tjera në stomak. Nëse përjetoni siklet kur konsumoni uthull molle, duhet të ndaloni menjëherë.

Për fat të mirë, është e mundur që të shmangen efektet anësore, nëse uthulla e mollës përzithet me ujë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme