Mungesë insuline në botë. Sipas parashikimeve, mendohet se gjendja pas 12 vjetësh do të jetë alarmante, pasi 50% e pacientëve nuk do të mund të përdorin këtë medikament, veçanërisht në vendet në zhvillim.
Studimi është kryer nga Universiteti Standford i Kalifornisë në bashkëpunim me atë të Gjenevës. Janë përdorur të dhënat e Federatës Botërore të Diabetit dhe 14 studime mbi këtë sëmundje duke mbuluar 60 % të popullsisë globale. Kërkuesit kanë dalë në konkluzionin se brenda vitit 2030 numri i pacientëve do të arrijë në 511 milionë, ndërkohë nga 406 milionë që janë sot.
Gjysma e tyre numërohen në Kinë, Indi, SHBA. Më rritjen e nurmit të pacientëve natyrisht do të rritet nevoja për insulinë, që është hormoni që shërben si rregullator i nivelit të glicemisë në gjak. Mirëpo rezulton se ky trajtim është i kushtueshëm dhe aktualisht tregu botëror është i dominuar nga tre grupe prodhuesish. Ndërkohë që ekspertët shprehin shqetësimet për reduktimin e përdorimit të insulinës në vendet e varfëra.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...