Ëndrra e çdo gruaje është që të ketë lëkurë të shëndetshme, të përsosur dhe të rrezatojë.
Për të arritur këtë, shumë gra shpenzojnë shuma të mëdha parash në produkte kozmetikore të shtrenjta në kërkimin e tyre për të gjetur atë që i përshtatet më mirë lëkurës së tyre.
Një nga problemet më të shpesha të lëkurës pa dyshim se janë aknet.
Aknet mund të jenë frustruese dhe nganjëherë edhe t’i bëjnë njerëzit të mos ndihen rehat, pothuajse në çdo moshë.
Lëkura e skuqur dhe e infektuar mund të ketë edhe dhimbje, transmeton Klan Kosova.
Bollëku i produkteve për këtë problem që gjenden në treg zakonisht përmbajnë substanca që mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë në lëkurën tuaj.
Largimi i akneve nga lëkura juaj do përkushtim ndaj regjimit të kujdesit të lëkurës. Por kjo jo domosdoshmërisht nënkupton që duhet të shpenzoni shumë kohë dhe para për të përmirësuar gjendjen e lëkurës tuaj.
Zgjidhja për këtë problem mund të jetë në kopshtin ose frigoriferin tuaj.
Domatja si kurë për aknet
Përdorimi i domates si pjesë e rutinës së përditshme për mirëmbajtjen e lëkurës do të ndihmojë që të eliminonin aknet dhe të parandaloni paraqitjen e shenjave të akneve në fytyrë.
Kjo perime përmban shumë vitamina si vitaminën A, B6, C, E dhe K.
Vitaminat që gjenden në këtë perime të shëndetshme dhe shijshme ndihmojnë që lëkura juaj të jetë e hidratuar dhe e ushqyer.
Poashtu aciditeti që gjendet në domate ndihmon balancimin e pH në lëkurë duke reduktuar kështu mundësinë e paraqitjes së akneve.
Përveç kësaj, domatet përmbajnë acid salicilik i cili është një përbërës që mund ta gjeni në shumë trajtime dhe produkte kozmetikore, transmeton Klan Kosova.
Si ta përdorni domaten për mirëmbajtjen e lëkurës?
Mos e komplikoni
Zgjidhja më e thjeshtë ndonjëherë është zgjidhja më e mirë. Ju vetëm duhet ta prisni domaten në gjysmë dhe të fërkoni me të pjesët problematike të fytyrës.
Masazhojeni fytyrën me lëng domatesh dhe më pas shpëlajeni fytyrën. Edhepse nuk është tretmani më efektiv, është një tretman që jep rezultate për problemet jo shumë të theksuara me lëkurën e fytyrës.
Maska e fytyrës për domate
Kjo maskë funksionon mirë në rastet kur keni probleme më të theksuara me domate. Merreni një domate dhe prejeni një “X” në majë të saj.
Më pas, vendoseni domaten në ujë të ngrohtë për një minutë dhe largojeni lëkurën e domates.
Më pas, duhet të largoni edhe farat e domates dhe të shtypni pjesën tjetër të mbetur të domates derisa të krijohet një pastë homogjene.
Më pas, këtë pastë vendoseni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për rreth një orë. Pastrojeni fytyrën në fund.
Kësaj maske mund t’i shtoni edhe jogurt ose trangull të shtypur në mënyrë që të reduktoni dhimbjen e akneve.
Lëngu i domates si pastrues fytyre
Përzieni një lugë lëng domatesh me pak pika lëng limoni në një enë të vogël.
Vendoseni maskën në zonën ku keni probleme dhe lëreni të qëndrojë për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. /klankosova.tv
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...