Google ADS

Efektet anësore të aspirinës dhe arsyet se pse mjekët nuk e rekomandojnë

14:20 | 9 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Aspirina është një nga ilaçet më të përdorura në botë, madje edhe tani, kur nuk rekomandohet më nga shumë ekspertë.

Përkatësisht, hulumtimi i ri që u botua British Journal of Pharmacy Clinical.nuk gjeti ndonjë provë që personat me shëndet të mirë kardiovaskular duhet të marrin doza të vogla të aspirins, më pak se 325 miligram në ditë.

Hulumtimet e përqendruara në doza të ulëta të aspirinës kanë treguar se rreziku i gjakderdhjes për shkak të efektit që ilaçi ka në dendësinë e gjakut, tejkalon efektet e mundshme të dobishme, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info

Sipas udhëzimeve amerikane mbi dozën e rekomanduar të aspirinës janë ndryshuar gjatë vitit të kaluar pasi Kolegji Amerikan i Kardiologjisë dhe Shoqata Amerikane e Zemrës rekomanduan atë vetëm për pacientët që kishin një sulm në zemër ose goditje në tru dhe kirurgji në zemër. Të njejtën gjë e bënë edhe ekspertët nga Britania e Madhe.

Marrja e aspirinës shoqërohet me një rrezik më të lartë për gjakderdhje gastrointestinale prej 47 përqind dhe një rrezik prej 34 përqind më të lartë të gjakderdhjes në tru.

Autoret e studimit, Dr. Lee Smith, pedagog në Universitetin Anglia Ruskin në Mbretërinë e Bashkuar dhe Dr. Nicola Verones nga Universiteti i Palermo ne Itali tha se ‘puna jonë konfirmon që nuk ka prova të nevojshme mbi marrjen e aspirinës si masë parandaluese’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme