Mungesa e aktivitetit fizik, pirja e duhanit dhe shtrëngimet ne zemër detyruan Zenel Zeken te shkonte per t’u vizituar.
Gjate kontrollit, mjeket e QSUT-se mësuan se personi ne fjale vuante edhe nga hipertensioni, gjë qe ai nuk e dinte.
Prej dy vitesh Zeneli vuan nga zemra. Ai na tregon si nisi gjithçka.
“Edhe kur shkoja në punë, ndieja si ngërc… por nuk kam bërë asnjë vizitë. Kur ngjisja shkallët bllokohesha”.
Kardiologia Daniela Teferici thotë se sëmundjet e zemrës ndryshe nga vitet e mëparshme, kane zbritur tek moshat e reja.
“Fakti që stili i jetesës vitet e fundit ka qenë i pashëndetshëm, kjo k abërë që sëmundje kardiovaskulare të shfaqen edhe në moshat e reja, në persona me moshë 30-35 vjec. Është vendi i parë në Europën Juglindore përsa i përket sëmundshmërisë nga sëmundja arteriosklerotike e zemrës”.
Mjekja shpjegon edhe simptomat qe tregojnë se mund te keni probleme me zemrën.
“Simptoma kryesore është dhimbja e gjoksit. Kjo është simptoma më tipike, një dhimbje që e limiton personin të kryejë aktivitetin e përditshëm. Në rast se ndodh kjo, atëerë ky person duhet të vijë të vizitohet”.
Por si mund te parandalohen problemet me ketë organ shume te rëndësishëm te organizimit tone?
Mjekja tregon: Të mbajë në kontroll shëndetin, ushqimet, të lërë duhanin.
Sipas nje raporti te INSTAT per vitin 2016-te, gjysma e vdekjeve ne vend kane si shkaktar sëmundjet e zemrës.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...