Qumështi i devesë, që me shekuj të tërë është përdorur në mjekësi, më së shumti i përngjan qumështit të nënës dhe përmban dhjetë herë më shumë hekur dhe tri herë më shumë vitamina C se sa qumështi i lopës. Deveja posedon komponentë unikë të fuqishëm të sistemit imun, që i përmbajnë në qumështin e tyre.
DIABETI
Qumështi i devesë jo se përmban pak yndyrë, vitamina dhe minerale, por gjithashtu është edhe burim i pasur i insulinës. Ky qumësht, sipas ekspertëve, posedon një çerek insulinë, në secilën litër, duke e bërë si trajtim potencial kundër diabetit. Revista “Huffington Post”, citon një studim nga viti 2005, i bërë nga “Bikaner Diabetes Care Research Center”, e Indisë, që ka vëzhguar efektet e qumështit të devesë ndaj diabetit, tipi 1. Hulumtimet kanë përcaktuar se konsumimi i qumështit të devesë ka reduktuar dozat e insulinës, për ta mbajtur në kontroll nivelin e sheqerit në gjak.
AUTIZMI
Disa nga përkrahësit e qumështit të devesë pohojnë se qumështi i devesë mundet të ofrojë dobi për ata që vuajnë nga autizmi. Një studim, i publikuar gjatë vitit 2005, në revistën “International Journal of Human Development” ka vëzhguar efektet e konsumimit të qumështit të devesë, në vend të lopës, te njerëzit e prekur me autizëm. Hulumtuesit kanë vërtetuar se kur një vajzë katërvjeçare, për 40 ditë kishte konsumuar qumësht të devesë, simptomat e saj të autizmit ishin zhdukur. Një djalosh po ashtu 15 vjeç ishte shëruar pas 30 ditë konsumimi qumësht të devesë.
ALERGJITË
Qumështi i devesë nuk ka dy alergjene të fuqishme, të gjetura në qumështin e lopës, si dhe posedon komponentë të fortë për ta forcuar sistemin imun, që mund të kenë dobi fëmijët alergjik në qumësht dhe në ushqimet tjera. Një studim i botuar në muajin dhjetor të vitit 2005, në revistën “Israel Medical Association Journal” ka hetuar efektet e qumështit të devesë në tetë fëmijë, me alergji në qumësht dhe ushqime tjera. Pasi kishin dështuar disa trajtime, pjesë- marrësit në studim kishin konsumuar qumështin e devesë, nën udhëzimet dhe vëzhgimet e ekspertëve. Sipas raporteve, të tetë fëmijët ishin shëruar prej alergjive dhe nuk kishte asnjë efekt të dëmshëm anësor. Në fakt, ekspertët kishin theksuar se rezultatet spektakolare kur ishin krahasuar me trajtimet e tjera tradicionale.
SISTEMI IMUN
Komponentët e fuqishëm në qumështin e devesë mund të ndihmojnë në luftimin e shumë sëmundjeve. Qumështi i devesë posedon një sasi të vogël të antitrupave dhe imunoglobinës, të cilët ndikojnë në forcimin e sistemit imun. Njerëzit me sëmundje dhe çrregullime autoimune, si ajo e Crohn-it dhe skleroza multiple, kanë sisteme imune që sulmojnë indet t tyre trupore.
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...