Niveli i konsumit të alkoolit që aktualisht konsiderohet i sigurtë, mund të sjellë dëmtime të zemrës, thekson hulumtimi i fundit i paraqitur në Heart Failure 2022.
Ky studim i shton provave se nevojitet një qasje më e kujdesshme ndaj konsumit të alkoolit. Për të minimizuar rrezikun që alkooli të shkaktojë dëm në zemër, nëse nuk pini, mos e filloni. Nëse pini, kufizoni konsumin tuaj javor në më pak se një shishe verë ose më pak se tre kanaçe e gjysmë 500 ml birrë 4,5%, transmeton portal arbresh.info
Dr. Bethany Ëong, autore e studimit, Spitali Universitar St. Vincent, Dublin, Irlandë, ka arritur në gjetjet se edhe konsumimi i moderuar i alkoolit mund të dëmtojë zemrën.
Sipas OBSH-së, Bashkimi Europian është rajoni ku pihet më së shumti alkool.
Ndërsa dihet mirë se përdorimi afatgjatë i alkoolit mund të shkaktojë një lloj dështimi të zemrës të quajtur kardiomiopati alkoolike, provat nga popullatat aziatike sugjerojnë se sasitë më të ulëta mund të jenë gjithashtu të dëmshme.
“Mëqenëse ka dallime gjenetike dhe mjedisore midis popullatës aziatike dhe europiane, ky studim hetoi nëse ekzistonte një lidhje e ngjajshme mes alkoolit dhe ndryshimeve kardiake te europianët në rrëzikun e dështimit të zemrës”, tha ajo.
Studiuesit analizuan lidhjen midis përdorimit të alkoolit dhe shëndetit të zemrës gjatë një mesatare prej 5.4 vjetësh. Rezultatet u raportuan veçmas për grupet në rrezik dhe para dështimit të zemrës. Në grupin e rrezikuar, përkeqësimi i shëndetit të zemrës u përkufizua si progresion drejt dështimit të zemrës para ose në dështimin simptomatik të zemrës.
Për grupin para dështimit të zemrës, përkeqësimi i shëndetit të zemrës u përcaktua si përkeqësim i funksioneve të shtrydhjes ose relaksimit të zemrës ose progresion drejt dështimit simptomatik të zemrës. Analizat u përshtatën për faktorët që mund të ndikojnë në strukturën e zemrës duke përfshirë moshën, gjininë, obezitetin, presionin e lartë të gjakut, diabetin dhe sëmundjet vaskulare.
Studimi thekson se pirja e më shumë se 70g alkool në javë lidhet me përkeqësimin e dështimit të zemrës ose shton rrezikun për dështim te zemrës, sidomos te europianët./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...