Të jesh gjithë kohën i ngarkuar me punë për shuëm njerëz do të thotë të mos kesh kohë për vetën. Sipas shumë studimeve të fundit edhe koha e lirë me shumicë sjell të njëjtin stres, ashktu sic ndodh kur kemi pak kohë të lirë.
Ekspertët nga tri Universitete amerikane kanë kryer anketën me 1.329 adoleshentë duke i pyetur për kohën e lirë dhe ndjenjën e lumturisë. Ata që konsiderojnë që kanë pak kohë të lirë shpesh kanë qenë të prekur, ndërkohë që të njëjtin shqetësim kanë pasur edhe ato që kanë qenë më të lirë. Kështu shkencëtarët kanë konkluduar që gjetja e një të mesme është zgjidhja më e mirë për çdo individ.
“Jetojmë në epokën kur koha është thelbi. Perceptimi i mungesës së kohës logjikisht është i lidhur me nivelin më të ulët të lumturisë”, kanë thënë hulumtuesit.
Prandaj rekomandohet që në këtë kohë të shoqërisë konsumuese, sa më shumë të mundemi, të ndalojmë së vrapuari pas të mirave materiale për të gjetur kohë edhe për veten, dhe në rastin e kohës së tepërt të lirë, të gjejmë ndonjë interesim të ri.
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...