Ecja me ritëm të shpejtë është mënyra më e thjeshtë për ta zgjatur jetën

15:33 | 7 Gusht 2019
Arbresh Info

Dëshira për të jetuar gjatë është diçka krejtësisht njerëzore.

Megjithatë nuk ka përgjigje për këtë – ushqimi i shëndetshëm dhe largimi i shprehive të këqija të stilit të jetesës mund të ndihmojnë, por nuk janë definitive.

Sidoqoftë, një studim i ri ka zbuluar se disa aktivitete të thjeshta ditore mund t’jua zgjasin disa vite jetë.

Hulumtimi i kryer nga Universiteti Sydney ka zbuluar se shpejtimi i ritmit të ecjes mund të ndikojë në jetëgjatësinë e personit.

Ecja me një ritëm mesatar është zbuluar se ndërlidhet me 20% reduktim të rrezikut për vdekje nga të gjithë shkaktarët krahasuar me ecjen me ritëm të ngadaltë.

Në anën tjetër, ecja me ritëm të shpejtë është ndërlidhur me një reduktim të rrezikut prej 24 për qind.

Rezultati ka qenë i njëjtë për rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, ku ekspertët kanë zbuluar se ecja e shpejtë dhe me ritëm mesatar e ulin atë rrezik për 24 dhe 21 për qind.

Këto efekte mbrojtëse të ritmit të ecjes duket se kanë qenë më të theksuara në grupmoshat më të vjetra/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme