Evropa ka nevojë për më shumë programe për të testuar dhe luftuar hepatitin viral, që shkakton sëmundje të mëlçisë.
Rreth 9 milionë persona në Evropë janë të prekur nga hepatiti kronik B dhe C, dy viruse të ndryshme që shkaktojnë sëmundjen e kancerit në mëlçi, raporton DPA.“Personat e infektuar nuk janë të vetëdijshëm për gjendjen e tyre, pasi ky lloj virusi nuk shfaq simptoma”, tha Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) me bazë në Stokholm.
Gjithashtu, komisioneri evropian për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Vytenis Andriukaitis nënvizoi nevojën për më shumë teste për të rritur mundësinë e zbulimit dhe trajtimit të sëmundjeve. Hepatiti B dhe C përhapet nëpërmjet gjakut dhe kontaktit me trupin e infektuar. Fëmijët e lindur nga nënat me hepatit B ose C, si dhe nga partnerët seksualë të personave me hepatit, janë të rrezikuar nga këto sëmundje.
Qendrat mjekësore kanë vënë në dispozicion vetëm vaksinën për hepatitin B, ndërsa për hepatitin C nuk është e disponoheshe asnjë vaksinë që zakonisht transmetohet nga personat që injektojnë droga në trupin e tyre. ECDC -ja dhe agjencitë e tjera synojnë të eliminojnë hepatitin viral deri në vitin 2030.
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...