Google ADS

E vërteta shokuese se si ilaqi për pastrimin e duarve ndikon negativisht në shëndet

00:50 | 12 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Ilaqet për pastrimin e duarve, që nëpër reklama thotë se vret 99.9 përqind të bakterieve, del të mos jetë edhe aq e vërtetë.

Ato janë kudo ditëve të sotme dhe shanset e mëdha janë që ju ta mbani atë me vete kudo, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, mund të duket e pavërtetë, por ilaqet për pastrimin e duarve nuk ndikojnë aspak mirë në shëndet, edhe pse thuhet se ato vrasin bakteriet.

Ato përmbajnë alkool dhe kjo mund të dërgojë drejt tharjes së lëkurës. Për më tepër, që alkooli të funksionojë, përqendrimi në shishe duhet të jetë 60 përqind më i madh.

Kur këto ilaqe të duarve nuk përdorin alkool, ata përdorin triklosan që ishte treguar se jo vetëm kontribuojnë në zhvillimin e rezistencës bakteriale, por gjithashtu rrisin sasinë e bisphenol-A që thithni, e cila është një kimikate që prish aftësinë endokrine që mund të ndikojë për keq në shëndetin tuaj.

Nuk janë aspak të sigurtë për fëmijët.

Ilaqet për pastrimin e duarve zakonisht kanë një përbërës të quajtur Klorur Benzalkonium që dëmton qelizat tona aq sa bën mikrobet dhe bakteret në lëkurën tonë. Disa studime deklarojnë gjithashtu se mund të përkeqësojë çdo reaksion alergjik.

Ata mund të ju kursejnë një udhëtim në banjë për shkak të komoditetit të tyre, por kur bëhet fjalë për pastrimin e dorës, sapuni i butë me ujë të ngrohtë duhet të funksionojë akoma më mirë.

Megjithatë, përdorimi i tyre në masë të caktuar nuk është edhe aq i dëmshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme