E vërteta mbi freskinë: Ja përse çadra e diellit nuk do t’ju mbrojë nga dielli dhe kanceri i lëkurës

19:49 | 4 Gusht 2017
Arbresh.info

Nëse mendoni që jeni të mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit, pasi që jeni ulur nën çadër dielli apo jeni futur nën kurorën e pemëve, gaboni – edhe në këtë mënyrë trupin tonë mund ta sulmojnë sasi të konsiderueshme të rrezeve ultraviolete.

Kjo ndodh për shkak që rrezatimi i rrezeve infra të kuqe të diellit deri në lëkurën tonë arrin në dy mënyra:

– Drejtpërdrejt, si rrezatim diellor.

– Indirekt, si rrezatim i cili është refuzuar nga sipërfaqja siç janë rëra, betoni, madje edhe xhamat.

Kur ulemi nën çadrën e diellit apo nën tendë, sasia e madhe e rrezeve ultraviolete të cilën e marrim është indirekte. Freskia është gjë e mirë, mirëpo larg nga ajo e përsosura, transmeton Telegrafi.

Nëse mbështeteni vetëm në këtë, do të befasoheni dukshëm në fund të ditës. Madje edhe kur çadra e diellit të jetë bërë nga materiali i cili 100 për qind mbron nga rrezet ultraviolete, në rastin më të mirë mund ta përgjysmoni sasinë e rrezeve të dëmshme të cilat arrijnë deri te ju.

Kjo ndodh kështu për shkak se çadra e diellit bllokon vetëm direkt rrezet ultraviolete – dhe vetvetiu është efikase sikur kremi me faktorin mbrojtës 2.

Nëse çadra e diellit në plazh është e rrethuar me ujë dhe me rërë, mbrojtja të cilën e ofron është edhe më e ulët, thotë Terry Slevin, drejtor i Organizatës për Mbrojtjen nga kanceri në Washington.

Mirëpo, ekspertët nuk thonë që nuk do të duhej t’i përdornim çadrat e diellit, sepse çfarëdo forme e mbrojtjes është më e mirë se të mos i përdornim.

cadra-e-detit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme