Një nga debatet më të nxehta të kuzhinës është ai mbi gjalpin: duhet apo nuk duhet ta mbash gjalpin në frigorifer?
Disa njerëz mendojnë se gjalpi duhet ruajtur në teperaturë ambienti, ndërkohë që të tjerë besojnë fort se nuk ka gjë më të mirë sesa ta ruash në frigorifer dhe për më tepër nga temperatura e ulët, gjalpin nuk e gjen asgjë e keqe. Pyetja është e kuptueshme, por përgjigjja është paksa e komplikuar. Përgjigjja më e shkurtër? Është ok edhe nëse e mban jashtë frigoriferit, veçse me disa kushte.
Si një produkt qumështi, kryesisht yndyrë, gjalpi është më pak i ndjeshëm ndaj baktereve të ambientit. Gjalpi i kripur është më pak i prirur për t’u prekur nga bakteret se gjalpi i pakripur për shkak të përmbajtjes së natriumit, kështu që edhe llojet e gjalpit duhen t’i kesh parasysh në këtë rast.
Kur është fjala për ta mbajtur gjalpin në frigorifer, gjëja e parë e rëndësishme është që duhet të ruhet në një ene balte hermetike. Nëse gjalpi është i ekspozuar ndaj ajrit, do të fillojë të prishet shpejt. Sipas organicauthority, nëse gjalpin e kripur e ruan në një enë balte dhe e mbyll pas çdo përdorimi, do të zgjasë rreth dy javë. Nëse temperatura e ambientit në kuzhinë arrin deri në 21 gradë, është më mirë ta ruash në frigorifer. Ndërsa gjalpin pa kripë, në çdo kohë, është më mirë ta ruash në frigorifer.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...