A mund të imagjinoni ta zbuloni se sekreti i jetëgjatësisë gjendet në një gotë birrë?
Epo, të paktën kështu ka funksionuar për Mildred Bowers.
Disa javë para se t’i mbushte 103 vjet, Mildred kishte qenë në një restorant vendas ku ishte intervistuar nga “WCSC Live 5 News”.
Në Intervistë, ajo ishte pyetur për sekretin e saj për një jetë të gjatë.
Megjithëse kishte thënë se gjenet kanë ndihmuar që ajo të jetojë gjatë, ajo po ashtu kishte pohuar se ka edhe një sekret tjetër: birrën!
Çdo ditë, në orën katër, ajo e konsumon një birrë – e këtë e bën me leje të doktorit.
Ajo ka shëndet të mirë dhe pohon se e ka mendjen e mprehtë – diçka që nuk e kanë një pjesë e madhe e moshatarëve të saj.
Ndër tjera, ajo ka lëkurë të bukur dhe të butë.
Mildred ka lindur në një familje me tetë motra, ndërkaq është e vetmja që nuk ka pasur fëmijë. Ajo ka jetuar përgjatë periudhës së Depresionit të Madh dhe i kanë vdekur dy burra. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...