Përveç ujit, çaji është lëngu që pihet më shumë. Sidoqoftë, ekspertët paralajmërojnë se kjo pije, e cila përgjithësisht ka një efekt pozitiv në shëndet, mund të jetë gjithashtu e dëmshme për trupin, në varësi të përbërësve që i shtojmë.
Sheqeri ose ëmbëlsuesit artificialë
Edhe pse na pëlqen më pak, çaji është më i shëndetshëm kur nuk i shtojmë asgjë. Ëmbëlsuesit janë zgjedhje më e mirë sesa sheqeri, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave këshillon kufizimin e përdorimit të tyre. Nëse vërtet nuk mund të pini një që nuk është i ëmbël, atëherë hidhni mjaltë.
Qumësht
Shuëm prej nesh duan që t’i shtojnë qumësht çajit, por disa studime kanë treguar se ky nuk është kombinimi më i mirë, veçanërisht nëse çaji pihet në mënyrë që të parandalojë sëmundjet kardiovaskulare, transmeton portal arbresh.info
Limoni
Nëse ju pëlqen ta freskoni çajin tuaj me limon, shtojeni atë vetëm kur të nxirrni qesen. Limoni ul vlerën e pH të çajit, e cila ndihmon metalet të rrjedhin më lehtë në çaj./arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...