Për herë të parë në histori është kryer operacioni i trurit në një fetus që ishte ende në mitër.
Ndërhyrja e pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të trajtuar një gjendje të rrallë të trurit të njohur si keqformimi aneurizmal i venës së Galenit, raporton CNN.
Gazetat amerikane raportojnë se operacioni u zhvillua në javën e 34-të të shtatzënisë, nga një ekip mjekësh nga Brigham and Women’s Hospital dhe Boston Children’s Hospital.
“Dy sfidat e mëdha me të cilat përballen ata me deformim janë dëmtimi i trurit dhe dështimi i menjëhershëm i zemrës pas lindjes,” deklaroi për CNN Dr. Darren Orbach, radiolog në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit dhe ekspert në trajtimin e deformimit aneurizmal të njohur se vena e Galenit.
Sipas ekspertit trajtimi shpesh vjen shumë vonë dhe rreth gjysma e fëmijëve që mbijetojnë përjetojnë probleme të rënda neurologjike dhe njohëse.
“Pavarësisht përparimeve në trajtim, 50-60% e fëmijëve me këtë gjendje sëmuren menjëherë. Dhe mes tyre duket se ka një shkallë vdekshmërie prej 40%. Rreth gjysma e fëmijëve që mbijetojnë përjetojnë probleme të rënda neurologjike dhe njohëse”.
Kjo është shtatzania e katërt për çfitin amerikan Derek dhe Kenyatta Coleman, të cilët u njohën me problemin në javën e 30 të shtatzanisë dhe një muaj më pas u krye ndërhyrja.
“Më 15 mars, saktësisht një muaj pas ekografisë që evidentoi keqformimin, u bë operacioni. Fëmija tregoi menjëherë shenja përmirësimi. Foshnja lindi menjëherë më 17 mars, në 34 javë. E dëgjova të qante për herë të parë dhe nuk mund ta përshkruaj me fjalë se si u ndjeva në atë moment,” kujton nëna e foshnjës.
Tani, gati dy muaj pas lindjes, foshnja vazhdon të jetë mirë dhe e kalon pjesën më të madhe të kohës duke fjetur dhe duke ngrënë dhe nuk duket se ka nevojë për ndonjë ndërhyrje të mëtejshme”, përfundoi nëna.
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...
Dugolli pozon me Blinkenin në pritjen e Departamentit të Sht...
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...
Deklarata e Samitit kërkon zbatim të marrëveshjeve mes Kosov...
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...