Kryefjala e padiskutueshme e verës është shalqiri. Ai është një frut freskues, që shuan etjen dhe gati për të na ndihmuar në ditët më të nxehta të vitit.
I ëmbël dhe me sheqer, me pak kalori dhe i pasur me ujë, ky frut ndihmon duke luftuar mbajtjen e ujit të tepërt nga organizmi, si një shtesë e çmuar vitaminash dhe mineralesh dhe si një anti-inflamator.
Me pak fjalë, ai është një ilaç i vërtetë për shëndetin dhe për ekuilibrin e trupit tonë.
Përveç kësaj, shalqiri është jashtëzakonisht i shëndetshëm sepse është i pasur me antioksidues si likopeni, beta-karoten dhe vitaminë C, dhe hulumtimet kanë treguar se ai përmban përbërës antikancerogjenë, përmirëson shëndetin e zemrës dhe redukton inflamacionin dhe stresin oksidues. Ndihmon tretjen dhe kontribuon në shëndetin e flokëve dhe lëkurës, falë vitaminave A dhe C që ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit.
Disavantazhi i shalqirit, për shumë, është madhësia e tij. Ndoshta ndonjëherë e keni gjetur veten në situatën të matni një shalqi në dyqan, duke shpresuar se do të futej në frigoriferin tuaj.
Po sikur t’ju thoshim se nuk duhet të shqetësoheni më për këtë, pasi mbajtja e shalqirit në frigorifer mund të largojë disa nga përfitimet e frutit?
Megjithëse shalqinjtë e ftohtë kanë shije më të mirë në ditët e nxehta të verës, ruajtja e tyre në frigorifer mund të zvogëlojë përmbajtjen e tyre ushqyese, sipas një studimi të ri të botuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry.
Hulumtimet kanë treguar se shalqinjtë e ruajtur në temperaturën e dhomës sigurojnë më shumë lëndë ushqyese sesa ato të ftohurit apo edhe të sapo zgjedhurit.
Gjatë një periudhe prej 14 ditësh, ekspertët testuan varietetet disi të njohura të shalqirit dhe i ruajtën në temperaturat 21 gradë, 12 gradë dhe 5 gradë Celsius.
Hulumtimi tregoi se ato të ruajtura në 21 gradë Celsius kishin vlerën më të lartë ushqyese. Ata gjithashtu arritën në përfundimin se pasi të korret shalqiri, ai vazhdon të prodhojë disa lëndë ushqyese. Thjesht ftohja e frutave ngadalëson dhe në fund e ndalon atë proces.
Në temperaturën e frigoriferit, ato mund të fillojnë të dekompozohen brenda një jave (ndërsa afati i zakonshëm i ruajtjes së një shalqiri është 14 deri në 21 ditë). Nëse dëshironi sa më shumë lëndë ushqyese që mund të sigurojë shalqiri, ruajeni në temperaturën e dhomës./tch/
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...