Shkencëtarët kanë vërtetuar që mund të humbni peshë vetëm nëse imagjinoni për ushtrimet.
Krijimi i pasqyrës mendore është teknika të cilën sportistët profesionistë tashmë e përdorin, tani edhe ju mund ta mësoni, transmeton Telegrafi.
Doktor Michael Mosley dhe ekipi i tij kanë testuar konstatimet e disa neurologëve që nëse vetëm duke imagjinuar për ushtrimet i forconi muskujt tuaj.
Në testim kanë marrë pjesë njerëz, nga të cilët disa nuk kanë mundur të ushtrojnë për shkaqe shëndetësore, siç është skleroza multiple.
Të gjithëve u janë dhënë ushtrime mendore, të cilat i kanë bërë pesë ditë në javë gjatë një muaji. Para eksperimenteve, është testuar fortësia e muskujve të të gjithë pjesëmarrësve ashtu që me këmbë kanë shtyrë makinën.
Me ultrazë kanë shënuar madhësinë e saktë dhe peshën e muskujve dhe me impulse elektrike kanë matur sa muskuj vërtet përdorin.
Të gjithëve “u është përshkruar” që të imagjinojnë veten se si shtyn të njëjtën makinë dhe të imagjinojnë ndjenjën e kontraksionit të muskujve së paku 50 herë, madje 15 minuta në ditë, pesë ditë në javë pa lëvizur vërtet gjatë ushtrimeve.
Pas një muaji janë ftuar në testim të sërishëm.
E papritur, fuqia u është rritur mesatarisht 8 për qind, ndërsa te një femër është shënuar rritje e masës së muskujve madje 33 për qind!
Dr. Mosley ka sqaruar që vullnetarët para ushtrimeve kanë përdorur 50 për qind të indeve muskulore, ndërkaq pas një muaji deri në 70 për qind.
Kjo nuk do të thotë që kanë zhvilluar inde të reja muskulore, por kanë mësuar t’i përdorin në mënyrë më efikase ato që nuk i kanë.
Arsyeja për këtë është që krijimin i pasqyrave mendore ndihmon trurin që të ekzekutojë veprimin, dhe e mëson që të aktivizojë më shumë inde muskulore. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...