Janë bërë më shumë se dy vjet e gjysmë që kur pandemia COVID-19 pushtoi botën.
E pavarësisht se situata e gjithëmbarshme është e qetë, ditëve të fundit është paralajmëruar prania e dy varianteve të reja të coronavirusit në Kosovë të cilat janë të përhapura në Evropë por edhe në nivel global.
“Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia ende nuk ka mbaruar. Sipas vlerësimit të fundit në SHBA, del se BQ.1 dhe BQ.1.1 janë të lidhur ngushtë dhe përbëjnë 16.6% të varianteve të koronavirusit në vend, vlerë kjo e cila gati është dyfishuar nga java e kaluar”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
E pavarësisht se situata në Klinikën Infektive është e qetë, po bëhet thirrje për vaksinim me dozën e katërt.
Infektologu Arben Vishaj thotë se në Kliniken Infektive situata është e qetë.
“Në Klinikën Infektive situatën e kemi të qetë. Vaksinimi duhet të merret sipas moshës tani pacientët mbi moshën 60- vjeçare edhe dozën e tretë, pra sipas Institutit Kombëtar vaksinimi po shkon me moshë”, thotë Vishaj, raporton Tëvë1.
Ndërkohë qytetarët kanë mendime të ndryshme sa i përket rrezikshmërisë nga COVID-19
“Po normal ne i frikësohemi por i kam marrë 3 doza të vaksinimit po besoj që pak më leht e kom”, shprehet qytetari Naim Bublica.
Agim Kryeziu thotë se nuk po shqetësohemi për momentin.
“Jo nuk po frikësohemi dhe ky kaloi tashmë, duhet të pajtohemi me çdo gjë që vjen shpresoj të mos vije tjetri”, thotë Deli Rexhepi.
Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Kosovë nga COVID-19 kanë humbur jetën 3 mijë e 202 pacientë.
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...