Krijimi i familjes nuk është gjithmonë gjë e lehtë.
Pothuajse një në gjashtë çifte kanë probleme steriliteti dhe kjo përqindje po rritet.
Një studim i përmasave të mëdha në Skoci ka zbuluar se numri mesatar i spermatozoideve është zvogëluar përgjatë viteve të fundit, dhe kjo po kontribuon në këtë problem, transmeton Telegrafi.
Por, prapëseprapë, ende shumica e njerëzve nuk mendojnë për shëndetin e spermës derisa të fillojnë të provojnë të krijojnë një bebe.
Shenjat e mëposhtme tregojnë më së miri se a keni spermë të shëndetshme.
Bëni palestër
Meshkujt të cilët ushtrojnë 15 orë ose më shumë gjatë një jave kanë 73% përqendrim më të lartë të spermës, sipas hulumtuesve nga Harvardi.
Jo vetëm se ushtrimet fizike jua zvogëlojnë peshën, por edhe e rrisin aktivitetin e antioksidantëve përgjatë trupit.
Hani shumë peshk
Peshqit janë burim të mahnitshëm të acideve yndyrore omega-3 dhe proteinave, por gjithashtu luajnë rol të madh në përqendrimin e spermës.
Shkencëtarët e Harvardit tregojnë se meshkujt që hanë peshq si salmoni dhe tuna kanë 65% përqendrim më të lartë të spermës sesa ata të cilët hanë më pak.
Në anën tjetër, ata që hanë mish të kuq dhe mish të përpunuar kanë numër më të vogël të spermatozoideve.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...