Duke pasur përpara vetë diçka për të ngrënë përpara se të flini është gjithmonë shumë joshëse, por sigurisht që nuk është gjëja më e mirë që mund të bëni për trupin tuaj.
Natyrisht, ka një pije e cila të ju ndihmojë dhe nuk do ta prish gjumin tuaj.
Zëvendësoni ushqimet e dëmshme me këtë pije:
LiveStrong ka renditur përfitimet e bananeve si ushqime të natës: ato janë të pasura me kalium dhe magnez, të dyja janë relaksues për muskujt.
Frutat gjithashtu përmbajnë triptofan dhe melatonin, të cilat janë të njohura për të nxitur gjumin.
Soul Hearty ka një recetë për një gjumë sa më të mirë: Prisni të dy skajet e një bananes dhe vendoseni në një tenxhere me ujë të valuar, pa hequr lëkurën. Për shkak se lëvozhga përdoret në recetë, rekomandohet të përdorni fruta organike pa pesticide. Zieni bananen për rreth 10 minuta dhe më pas pini ujin e saj. Soul Hearty sugjeron shtimin opsional të kanellës për të bërë pijen edhe më të kënaqshme. Ju ende mund të hani bananen e zier me lëvozhgë pasi të keni përdorur ujin.
Një recetë tjetër për një gjumë të mirë gjithashtu me bananen si përbërës është kjo: Shtypeni bananen pasi të ja keni hequr lëkurën dhe shtoni mjaltë. Gatuajeni përzierjen në një tigan të vogël. Shtoni 1 filxhan qumësht, pastaj mjaltë. Gatuajeni derisa mjalti të jetë tretur në përzierje dhe nëse duhet shtojini qumësht përsëri deri sa të bëhet si një milkshake.
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut viziton Kurtin, i sjell ...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...
Ish-drejtori i Arsimit në Drenas i akuzuar për korrupsion th...
Nga marrëveshja për emigrantët te zgjedhjet në SHBA, Rama in...
Noizy dorëzohet në polici, ndalohet për 48 orë nga Prokurori...
Kur do të dihet fituesi i zgjedhjeve në SHBA?