Kolesteroli i nevojitet trupit tonë në sasi të caktuara. Ai luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, prodhimin e hormoneve dhe vitaminës D. Kolesteroli gjendet kryesisht në ushqimet me origjinë shtazore, por edhe në qelizat tona.
Megjithatë, nëse i kalon vlerat e lejuara, mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin tone, transmeton portal arbresh.info
Kolesteroli i tepërt tenton të ngjitet në muret e brendshme të enëve të gjakut, gjë që mund të shkaktojë sëmundje të tilla si goditje në tru, presion të lartë të gjakut, aterosklerozë, sëmundje të zemrës, sëmundje të veshkave, etj.
Prandaj është shumë e rëndësishme të kujdeseni për dietën dhe aktivitetin e rregullt fizik, por edhe të konsultoheni me mjekun.
Ka shumë mjekë popullorë që sugjerojnë që këtë sëmundje ta trajtoni me mjekësinë alternative.
Një prej tyre është kombinimi i limonit dhe hudhrës. Limoni është i pasur me vitaminë C, e cila forcon muret e enëve të gjakut dhe gjithashtu përmban citrate, të cilat mund të përmirësojnë qarkullimin.
Hudhra është e pasur me squfur i cili është një pastrues i shkëlqyer i gjakut.
Përbërësit:
300gr hudhër
1 kg limon
Përgatitja:
Lani mirë limonin. Qëroni hudhrën dhe më pas grini ato së bashku. Masën e derdhim në një litër e gjysmë ujë të vluar, e ulim temperaturën, e mbulojmë dhe e lëmë të piqet edhe për 15 minuta. Kur të ftohet, hidheni në një enë qelqi dhe mbulojeni.
Rekomandohet të merrni 500 ml çdo mëngjes me stomak bosh për 25 ditë. Pas kësaj, bëni një pushim për 10 ditë, më pas përsëriteni procedurën derisa të ulet niveli i kolesterolit./arbresh.info/
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...