Një filxhan kafe ose çaj janë pijet pa të cilat shumë njerëz nuk mund ta imagjinojnë mëngjesin e tyre.
Ndërsa këto pije mund t’ju ndihmojnë të filloni ditën më lehtë, ato gjithashtu mund të shkaktojnë shqetësime në traktin tuaj gastrointestinal, transmeton portal arbresh.info
Për disa njerëz, pirja e kafesë dhe çajit në stomak bosh mund të shkaktojë urth, dispepsi dhe të përziera pasi ato mund të inkurajojnë prodhimin e acidit të stomakut. Sidoqoftë, kafeja dhe çaji nuk janë të vetmet që mund të dëmtojnë zorrët tuaja nëse i pini në mëngjes. Uji me limon mund të shkaktojë të njëjtat simptoma.
Nëse përjetoni ndonjë nga këto simptoma, përpiquni të hani diçka së pari para se të pini këto pije dhe më pas vëreni nëse ka ndonjë ndryshim.
Nëse nuk ka ndryshim, atëherë provoni të blini kafe ose çaj që përmban më pak acid ose pa kafeinë, sepse kjo mund të jetë thelbi i problemeve tuaja.
Nëse uji me limon është pija juaj e mëngjesit dhe ndjeni shqetësime, provoni të vendosni më pak limon ose mos e shtrydhni lëngun, por vendosni feta të plota limoni në ujë.
Cila, pra, është pija më e mirë në mëngjes që nuk do të dëmtojë zorrën tonë? Shumica e nutricionistëve këshillojnë të pini një gotë ujë në mëngjes për shëndet të mirë./arbresh.info/
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...