Adoleshentët që konsumojnë marihuanë ose cigare, ka gjasa që të përjetojnë përvoja psikotike, ka gjetur një studim i fundit i botuar në revistën “Jama Psychiatry”.
Psikoza përshkruan gjendjen mendore të humbjes së kontaktit me realitetin, siç është përjetimi i hallucinimeve ose iluzioneve, transmeton portali arbresh.info
“Individët që përdorin kanabis rregullisht kanë një rrezik 2 deri në 3 herë më të madh që përjetojnë një rezultat psikotik”, shkruan studimi i kryer nga Universiteti i Bristolit.
Për studimin ekipi hulumtues ka shikuar të dhënat e rreth 3,328 fëmijëve që jetonin në zonën e Bristolit.
Duke analizuar të dhënat, studiuesit gjetën një lidhje të fortë midis duhanit që adoleshentët e kanë konsumuar në moshë të hershme dhe kishin një përvojë psikotike nga mosha 18 vjeçe.
Gjithashtu ata zbuluan se adoleshentët që përdorin kanabis në moshë të hershme janë më të rrezikuar që të përjetojnë përvoja psikotike, në krahasim me jo përdoruesit./arbresh.info/
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...