Sëmundja Raynaud është një sëmundje e cila shkakton ftohje të gishtave të këmbëve apo të duarve gjatë ekspozimit ndaj te ftohtit apo gjatë stresit. Gjatë kësaj sëmundje enët e vogla të gjakut të lëkurës së duarve apo të këmbëve ngushtohen, duke zvogëluar sasinë e gjakut që shkon në lëkurë dhe duke shfaqur shenjat që folëm më sipër. Femrat preken më shpesh nga kjo sëmundje. Ndodh zakonisht tek personat që jetojnë në vende të ftohta.
Shenjat
Gishta të ftohtë
Ndryshime të ngjyrës së lëkurës nën ekspozimin ndaj stresit apo ndaj të ftohtit.
Shpime, dhimbje të gishtave gjatë procesit të ngrohjes apo kalimit të stresit.
Gjatë një ataku të kësaj sëmundje në fillim zonat e prekura të lëkurës zbardhen. Pas kalimit të sulmit zonat e prekura kthehen të kuqe ose bëhen të enjtura . Zakonisht kjo sëmundje prek lëkurën e gishtave por mund të prekë edhe majën e hundës , buzët apo veshët. Pas ngrohjes duhen rreth 15 minuta që të normalizohet qarkullimi i gjakut në atë zonë.
Shkaqet
Enët e gjakut në gjendje spazme (ngushtimi). Gjatë përballjes me stresin apo me të ftohtin enët e gjakut të gishtave ngushtohen duke zvogëluar sasinë e gjakut që kalon tek ato. Me kalimin e kohës këto ene gjaku trashen duke e kufizuar në mënyrë të vazhdueshme kalimin e gjakut nëpër gishta. Zakonisht temperaturat e ulta e shkaktojnë ngushtimin, ekspozimi ndaj të ftohtit si përshembull: futja e duarve në ujë të ftohtë, marrja e diçkaje të ftohtë nga frigoriferi apo dalja në ajër të ftohtë. Për disa persona ekspozimi ndaj stresit mund të shpërthejë të njëjtin fenomen.
Ka dy lloje të kësaj sëmundje
Sëmundja raynaud primare. Kjo zakonisht nuk është shfaqja e ndonjë sëmundje tjetër në organizëm. Zakonisht është shumë e lehtë dhe pacientët nuk kërkojnë ndihmë mjekësore në lidhje me të. Kjo lloj gjendje shërohet gradualisht pa mjekim.
Sëmundja raynaud sekondare. Kjo lloj sëmundje mund të shoqërohet me një problem tjetër mjekësor. Kjo zakonisht është më e rrallë se sëmundja primare por ka shfaqje klinike më serioze. Zakonisht shenjat e saj shfaqen pas moshës 40 vjeç.
Shkaqet e sëmundjes raynaud sekondare janë:
Sëmundje të indit lidhor. Shumica e njerëzve që kanë një sëmundje të rrallë që shoqërohet me forcim apo trashje të lëkurës (skleroderma) kanë sëmundje raynaud sekondare. Sëmundje të tjera që mund të shkaktojnë raynaud sekondare janë: lupusi eritemaoz, artriti rheumatoid dhe sindroma Sjogren.
Sëmundje të arterieve. Kjo lloj sëmundje përfshin depozitimin e pllakave ateromatoze në faqen e brendshme të enëve të gjakut duke shkaktuar ngushtimin e tyre (arteroskleroza). Në këtë lloj sëmundje muret e arterieve të këmbëve dhe të duarve inflamohen (Buerger sindrom). Si dhe një sëmundje tjetër që prek enët e gjakut të mushkërive (hipertensioni pulmonar primar)
Sindroma e tunelit karpal. Kjo lloj gjendje ka të bëjë me shtypjen e një nervi kryesor të dorës duke shkaktuar mpirje dhe dhimbje në dorë. Kjo lloj situate mund ta bëj dorën më të ndjeshme ndaj të ftohtit.
Vibrime të herëpashereshme. Rënia e pianos ose kryerja e të njëjtave levizje në mënyrë të herëpashereshme shkakton dëmtime.
Duhanpirja. Duhani shkakton ngushtim të enëve të gjakut.
Dëmtime në duar apo në këmbë. Këtu përfshihen dëmtimet në kyçe ose kirurgjia.
Disa lloj medikamentesh. Këtu përfshihen ilaçet betabllokues (ilaçe për mjekimin e tensionit), ilaçet për migrenën të cilat përmbajnë ergotaminë, ilaçet e kimioterapisë, etj.
Faktorët e rrezikut
Faktorët e e rrezikut për sindromën raynaud primare:
Seksi. Femrat preken më shumë se meshkujt.
Mosha. Kjo lloj sëmundje shfaqet më shpesh ndërmjet moshës 15 dhe 30 vjeç.
Klima. Zakonisht tek personat që jetojnë në vende të ftohta kjo lloj sëmundje është më e shpeshtë.
Histori familjare. Nëse preket i afërm i shkallës së parë nga sëmundja rreziku për t’u prekur familjaret e tjerë rritet.
Faktorët e rrezikut për sëmundjen raynaud sekondare:
Sëmundjet shoqëruese. Këtu përfshihen disa sëmundje siç është: skleroderma dhe lupusi
Disa lloj profesionesh. Këtu përfshihen disa punë që shkaktojnë vibracione të shpeshta dhe trauma të përsëritura.
Ekspozimi ndaj disa substancave. Këtu përfshihen përdorimi i duhanit, përdorimi i ilaçeve që shkaktojnë ngushtim të enëve te gjakut, si dhe ekspozimi ndaj substancave siç është: vinil kloridi.
Komplikimet
Nëse sëmundja Raynaud sekondare është serioze, zvogëlimi i sasisë së gjakut që shkon nëpër gishta mund të shkaktoj dëmtime të tyre. Një arterie e bllokuar mund të çoj në ulcer (plagë) të gishtave ose nekroze (vdekje të indit ) tyre. Në raste të rralla mund të jetë e nevojshme edhe amputimi (prerja) e pjesës së nekrotizuar.
Vendosja e diagnoses
Diferencimi nëse sëmundja është e tipit primar apo sekondar
Për të bërë këtë diferencim duhet bërë një test që quhet: Kapilaroskopia e thoit. Në këtë test doktori me ndihmën e nje mikroskopi ekzaminon lëkurën në bazën e thoit për të parë nëse ka deformime apo zmadhime të enëve të vogla të gjakut (kapilareve). Nëse doktori ka dyshime për ndonjë sëmundje shoqëruese siç është: sëmundje autoimune apo sëmundje e indit lidhor atëherë mund të kërkohen teste të tjera:
Antitrupat antinuklear. Një test pozitiv tregon për sëmundje të indit lidhor ose për sëmundje autoimune.
Eritrosedimenti. Ky lloj testi përcakton shpejtësinë me të cilën rruazat e kuqe të gjakut precipitojnë në fundin e epruvetës(tubit). Një shpejtësi më e madhe e precipitimit tregon për sëmundje inflamatore ose sëmundje autoimmune.
Trajtimi
Të veshësh doreza ose çorape të trasha është një mbrojtje efektive për format e lehta të sëmundjes. Ilaçet përdoren për rastet e lehta apo të rënda. Qëllimi i mjekimit është:
zvogëlimi i numrit dhe rëndesës së shfaqjes së sëmundjes
parandalimi i dëmtimit të indeve
trajtimi sëmundjeve shoqëruese dhe i shenjave të saj.
Ilaçet
Duke u mbështetur mbi shenjat klinike mund të përdoren:
Bllokuesit e kanaleve të kalciumit. Këto ilaçe mund të zvogëlojnë shfaqjen e sëmundjes dhe të ndihmojnë në shërimin e plagëve në gishtat e këmbëve apo të duarve.
Ilaçet vazodilatator. Këto ilaçe të cilat zgjerojnë enët e gjakut ndihmojnë në shërimin e ulcerave të duarve. Këtu futen kremrat me nitroglicerine dhe ilaçet antihipertensiv. Këtu futen gjithashtu ilaçet antidepresiv siç është fluoxetina.
Procedura kirurgjikale
Kirurgjia e nervave. Nervat simpatik në duar dhe në këmbë kontrollojnë hapjen dhe ngushtimin e enëve të gjakut në lëkurë. Prerja e këtyre nervave ul përgjigjen e ekzagjeruar të ngushtimit të arterieve të duarve. Nëpërmjet disa prerjeve të vogla doktori bën heqjen e këtyre nervave të vegjël përreth arterieve. Kjo lloj kirurgjie quhet simpatektomi dhe mund të zvogëlojë rëndesën dhe shpeshtësinë e sëmundjes.
Injektimi kimik. Doktorët mund të injektojnë anestezik lokal për të bllokuar nervat simpatik në dorën e prekur. Procedura mund të përsëritet nëse shenjat rikthehen.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...