Edhe pse jeta në një zonë të zhurshme urbane mund të ketë përfitimet e saj, dritat gjatë natës mund të kushtojnë shumë për shëndetin, sugjeron një studim.
Studimi, i botuar në internet këtë javë në Cancer, një revistë e vlerësuar nga Shoqata Amerikane e Kancerit, lidh ndikimin e dritave artificiale me një rrezik në rritje me kancerin e tiroides, transmeton portal arbresh.info
Ajo bazohet në studimet e mëparshme që gjetën një lidhje midis niveleve më të larta të matura nga sateliti i dritës së natës dhe një rreziku të ngritur të kancerit të gjirit.
Studiuesit kanë vënë në dukje se edhe kanceri i gjirit mund të ndajë një mekanizëm të përbashkët, të varur nga horomonet që lidhen edhe me kancerin e tiroides.
Ata theksuan se studimi kërkon ende shumë punë, megjithatë shtuan se dritat ndikojnë në hormone e një personi dhe në ritmet natyrore, të cilat mund të vënë në lojë edhe shëndetin.
“Duke pasur parasysh provat e vendosura mirë që mbështesin një rol të ekspozimit të dritës natën dhe përçarjes cirkadiane, ne shpresojmë që studimi ynë të motivojë studiuesit të shqyrtojnë më tej marrëdhëniet midis dritës natën dhe kancerit dhe sëmundjeve të tjera”, tha studiuesja kryesore Qian Xiao, e cila është asistente profesore në Universitetin e Teksasit.
Një ekspert për sëmundjet e tiroideve, ka theksuar se sëmundja e kancerit të tiroides është një sëmundje në rritje në Shtetet e Bashkuara.
Studimi thekson se njerëzit që jetonin në zona urbane u vendosën në kategorinë e njerëzve më të rrezikuar për sëmundjet e tiroideve, në krahasim me ata që jetonin më në periferi.
Sipas studimit drita e natës shtyp melatoninën natyrale, një modulator i aktivitetit të estrogjenit. Aktiviteti shumë i vogël i melatoninës mund të ndihmojë në zvogëlimin e aftësisë së trupit për të luftuar tumoret, thanë ata. Drita natën gjithashtu mund të prishë ritmin cirkadian të trupit, i cili është gjithashtu një faktor rreziku i kancerit, thanë studiuesit./arbresh.info/
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...