Me siguri të gjithave ju ka ndodhur të paktën një herë në jetë të dëshironi ta shtyni datën ciklit menstrual apo t’ju vinin më herët.
Herën tjetër që doni të shkoni në udhëtim apo të bëni seks në një datë të caktuar do dini si të veproni.
Mënyrat natyrale
– Nëse doni që periodat t’ju vijnë më herët pini lëngje tropikale, hani ushqime që përmbajnë vitaminë C ose merrni një suplement por pa i kaluar 60mg të dozës së vitaminës C të rekomanduar në ditë.
– Provoni t’i shtoni dietës suaj majdanoz.
– Ushtrimet fizike, një dush i nxehtë, si edhe të kryeni marrëdhënie seksuale ndihmojnë që t’ju vijnë periodat sidomos nëse keni vonesë.
– Kaloni kohë me shoqen që është me perioda! Sinkronizimi menstrual (ideja që femrave që jetojnë apo rrinë bashkë u vjen cikli përafërsisht njësoj) siç quhet ndryshe efekti McClintock ngelet teori që ngjall debate, por ja vlen një provë.
…dhe kalojmë tek mënyra më e thjesht, e shpejt dhe efikase!
Ndërkohë që ekzistojnë pilula të posaçme për të induktuar ardhjen e menstruacioneve më herët ose për t’i shtyrë ato, të cilat duhen marr me kujdes dhe me këshillë të mjekut, mënyra më e thjesht ngelet pilula kontraceptive!
Shumë prej jush ndoshta e marrin rregullisht dhe e dinë që shërben edhe për të stabilizuar ciklin menstrual.
Por a dini si ta përdorni në favorin tuaj për të patur kontroll të plotë?
Pilulat kontraceptive zakonisht në numër imitojnë ciklin 28 ditor, ku 21 prej tyre janë aktive dhe përmbajnë hormonet që “shtypin” fertilitetin.
Ndërsa pilulat e bardha janë jo aktive duke shkaktuar gjakderdhjen që vjen si pasojë e ndalimit të marrjes së hormoneve.
Nëse nuk i pini pilulat jo aktive, por filloni direkt një pako të re kontraceptivësh, atëherë periodat nuk do t’ju vijnë.
Kështu mund t’i shtyni ose mos t’i keni fare përgjatë një muaji.
Në të kundërt, mund të vendosni të kaloni më herët tek pilulat jo aktive për t’i sjell periodat në ditën që dëshironi.
Tani pritet të shohim mënyrat djallëzore se si do ta përdorni këtë superfuqi!
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale