Google ADS

Doni të ktheni një gotë? Lexoni më parë këtë studim

00:58 | 26 Maj 2021
Trina Galanxhi

Konsumi i alkoolit, në çfarëdolloj sasie, shkakton zvogëlimin e vëllimit të lëndës gri të trurit dhe ndikon tek kujtesa.

Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, në të cilin morën pjesë 25 mijë vetë, rezultoi se çdo sasi alkooli çon në një shëndet mendor më të dobësuar dhe se nuk ekziston asnjë nivel i “sigurt” i konsumit të alkoolit.

“Sa më shumë alkool të konsumojmë, aq më shumë zvogëlohet vëllimi i lëndës gri të trurit” – tha Anya Topiwala, kërkuese klinike me shumë përvojë dhe njëkohësisht autore kryesore e studimit.

Alkooli i tepërt ndikon para së gjithash në tru: perceptimi është i shtrembëruar, aftësia e gjykimit e turbulluar, aftësia e përqendrimit reduktohet. Në të njëjtën kohë ulet edhe pragu i rezervimit; ndoshta ndjen një lloj qetësie të këndshme.

Por teprimi mund të shkaktojë dehje deri në humbjen e vetëdijes.Veçanërisht rëndë është treguar kjo në konsumin e tepruar deri në gjendje kome tek të rinjtë. Depresionet dhe agresionet bëhen më të forta.

“Zvogëlimi i vëllimit të trurit çon rrjedhimisht edhe në një performancë më të dobët të kujtesës” – shpjegoi ajo./dw/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme