Zemra është organi dirigjues i organizmit të njeriut. Në momentin që ajo resht së pulsuari nuk ka më jetë. Vitet e fundit vihet re një rritje e përhapjes së sëmundjeve të zemrës, të cilat konsiderohen edhe si një prej shkaqeve kryesore të vdekshmërisë në botë.
Nëse shqetësoheni për rrezikun nga sëmundjet e zemrës mund të bëni një truk shumë të thjeshtë: duhet të lëpini lëkurën tuaj për të pare nëse është shumë e kripur.
Një studim i fundit ka zbuluar se lëkura e kripur mund të jetë një tregues i qartë i zgjerimit të një pjese të zemrës. Shkencëtarët nga Universiteti Erlangen-Nuremberg në Gjermani, matën përmbajtjen e kripës në lëkurë tek 100 pacientë që kishin probleme të lehta me veshkat dhe zbuluan një lidhje të forte mes niveleve të kripës dhe gjendjes shëndetësore të zemrës së tyre.
Më pas matën tensionin e gjakut për 14 orë, masën e barkushes së majtë si dhe llogaritën nivelet e ujit në trup. Këta persona rrezikoheshinn më shumë nga hipertiroza e barkushes së majtë, një zmadhim dhe trashje e mureve të barkushes së majtë të zemrës.
Disa studime sugjerojnë se shkaktar i saj është përdorimi i tepërt i kripës. Hipertroza e barkushes së majtë mund të zhvillohet si pasojë e problemeve të ndryshme në trup, si tensioni i lartë i gjakut apo problemet me zemrën dhe bën që barkushja të punojë më fortë. Përpiquni të kufizoni sa më shumë përdorimin e kripës dhe kujdesuni për shëndetin./living.al
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...