Shqetësoheni për rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës? Lëpini lëkurën për të parë nëse është shumë e kripur.
Një studim i ri ka zbuluar se lëkura e kripur mund të jetë një tregues i zgjerimit dhe trashësisë së një pjese të zemrës.
Shkencëtarët matën përmbajtjen e kripës tek lëkura e gati 100 njerëzve dhe zbuluan një lidhje mes niveleve të kripës dhe gjendjen shëndetësore të zemrës së tyre.
Njerëzit me sëmundje kronike të veshkave shpesh vuajnë edhe nga sëmundjet e zemrës dhe kanë rrezik më të lartë që të vdesin nga problemet me zemrës.
Ata rrezikohen më shumë nga hipertiroza e barkushes së majtë, një zmadhim dhe trashje e mureve të barkushes së majtë të zemrës.
Disa studime sugjerojnë se shkaktar i saj është përdorimi i tepërt i kripës.
Shkencëtarët nga Universiteti Erlangen-Nuremberg, në Gjermani, kanë zbuluar një mënyrë të veçantë për të matur rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.
Markus Schneider dhe kolegët e tij nga universiteti donin të dinin nëse pacientët me probleme në veshka rrezikoheshin nga sëmundjet e zemrës. Ata matën përmbajtjen e sodiumit në lëkurë, tensionin e gjakut për 14 orë, masën e barkushes së majtë si dhe llogaritën nivelet në total të ujit në trup.
Shkencëtarët zbuluan se përmbajtja e kripës në lëkurë lidhej me tensionin e gjakut dhe problemet e zemrës, ndërsa përmbajtja e ujit në trup jo.
Hipertroza e barkushes së majtë mund të zhvillohet si pasojë e problemeve të ndryshme në trup, si tensioni i lartë i gjakut apo problemet me zemrën, dhe bën që barkushja të punojë më fortë.
Përpiquni të kufizoni sa më shumë përdorimin e kripës dhe kujdesuni për shëndetin. Bëni kontrolle të herëpashershme tek mjeku.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...