Sot në Klinikën e Neonatologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është bërë dorëzimi i medikamentit jetë-shpëtues Surfaktant.
Ky donacion është mundësuar bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të ‘Aksionit për Nëna për Fëmijë’ dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares.
Sasia prej 120 shisheve të medikamentit janë dorëzuar sot si donacion që kap vlerën e 81 mijë e 345 dollarëve dhe thuhet se mjafton që të mbulojë nevojën vjetore, transmeton Klan Kosova.
“Falë bashkëpunimit të suksesshëm me organizatën ndërkombëtare ‘Americares’, ne po furnizojmë Klinikën e Neonatologjisë me medikamentin jetë-shpëtues për here të dytë tani për të mbuluar nevojat përgjatë vitit 2019. Jemi të lumtur që bashkëpunimi jonë me Americares është i qëndrueshëm dhe vazhdon të plotësoj nevojat e institucioneve shëndetësore.” Ka thënë Ariana Radoniqi nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.
Ardhja e Surfaktantit në Kosovë është bërë e mundur nga ngjarjet bamirëse të mbajtura në vitin 2018 si ‘Let’s Dance’ në Prishtinë, ngjarja ‘Meet Us Halfway’ në New York, SHBA dhe ‘ Darka e Diasporës’ në Zvicër, njofton Aksioni pë Nëna dhe Fëmijë.
Ky medikament përdoret te foshnjet që përjetojnë probleme të frymëmarrjes.
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë