Kultivimi i domateve për qëllime komerciale në dekadat e fundit ka çuar në humbjen graduale të shijes së saj të veçantë, ndërsa shkencëtarët kanë konfirmuar tashmë se kjo nuk ka ndodhur rastësisht.
Një ekip ndërkombëtarë i ekspertëve ka studiuar rreth 400 lloje të domates, nga modernet deri te më të vjetrat, për të përcaktuar se çfarë po ndodhë me zarzavaten më të njohur në botë.
Ata gjetën se dekadat e tëra të kultivimit të domates sa më të madhe dhe më rezistente çoi në humbjen e 13 kimikateve që ndikojnë në shijen e saj të veçantë.
Shkencëtarët kanë gjetur ndryshime specifike gjenetike që çuan në të, transmeton klix.ba.
Ekspertët thonë se prodhuesit e farërave lehtë mund të vijnë te gjendja e mëparshme ashtu që domatet në supermarkete të jenë përsëri të shijshme me aplikimin e teknikës të kryqëzimit të sorteve.
Procesi do të jetë i ngjashëm me pllenimin natyrorë, vetëm se do të kryhej në laboratorë. Shkencëtarët do të përzienin varietetet modern të domateve me varietetet e vjetra dhe të ndajnë bimët që janë më të afërta me atë që dëshirojnë.
Pas disa brezave, rezultati do të ishte një domate më me shije, e bërë pa ndërhyrjen e diskutueshme në gjene.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...