Domatet mund të ngadalësojnë përhapjen e kancerit të stomakut.
Kjo sipas një një studimi të ri, i cili ka zbuluar se ky frut i dietës mesdhetare pengon zhvillimin e qelizave kancerogjene. Ky zbulim i ri mund t’i hapë rrugë kërkimeve shkencore për gjetjen e një mënyre për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes, si dhe përdorimi i dietës mesdhetare për të mbështetur trajtimet konvencionale.
Ndryshe nga studimet e mëparshme, që sugjerojnë se vetëm një përbërës tek domatja, likopene, ka veti luftuese ndaj kancerit, studimi i fundit sugjeron se i gjithë ky frut duhet të merret në konsideratë.
“Efektet e domates nuk lidhen vetëm me një përbërës të caktuar, si likopeni, por me të gjithë frutin”, ka thënë autorja e studimit, dr. Daniela Barone, nga Qendra Kërkimore e Onkologjisë Mercogliano, në Itali.
Hulumtuesit analizuan të gjitha ekstraktet e domates nëse mund të gjurmonin karakteristika të ndryshme të kancerit gastrit.
Rezultatet treguan se ekstraktet pengonin zhvillimin e qelizave kancerogjene, duke çuar në zhdukje të tyre. Këto rezultate mund të shërbejnë jo vetëm për parandalimin e sëmundjeve, por mund t’i hapin rrugë gjetjes së kurave të reja për trajtimin e saj, thonë hulumtuesit shkencorë.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza