Raheal Gabrasadig e cila vuante nga një aneurizëm i trurit ka ndërruar jetë në majt të vitit të kaluar. Dy muaj para vdekjes, 30-vjeçarja nga Dagenham i tha familjes së saj se do të donte që organet e saj të dhuroheshin.
Familja e saj pretendon se aj ka shpëtuar gjashtë jetë njerëzish, duke përfshirë edhe një foshnje, transmeton portali arbresh.info
Nëna e saj, Cathrina Gabrasadig, 52, tha se pas dhurimit të veshkave, mëlçisë, zemrës dhe mushkërive të vajzës së saj, ajo kishte marrë një letër nga familja e një prej marrësve.
Në letrën – e cila mbërriti më 17 maj, përvjetorin e parë të vdekjes së Raheal ,nëna e një fëmije që mori mëlçinë e saj falënderoi Gabrasadigs.
“Nëna më tha se djali i saj kishte jetuar dhe ishte mirë dhe ajo na falënderoi, duke na thënë se do të na kujtojë çdo ditë. Ajo na dha një ngushëllim të tillë “, tha ajo.
Doktoresha e re u dërgua në Spitalin e Shën Gjergjit, Tooting, pasi u rrëzua kur u sëmur shumë papritur në shtëpinë e një të afërmi në Croydon më 14 maj të vitit të kaluar.
Pas vdekjes së saj, e gjithë familja e të ndjerës i janë drejtuar organeve në Britani të Madhe që të dhurojnë organet e tyre të trupit pas vdekjes.
Ata kanë theksuar se e kanë kuptuar qëllimin e mirë që kishte lënë e ndjera./arbresh.info/
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diel...
Haxhiu: Isufaj e di kush nga prokurorët shkoi në zyrën e kry...
Kurti falënderon SHBA-në për mbështetjen në sektorin energje...
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurs...
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit