Farat e kungullit tashmë me mijëra vite përdoren për qëllime mjekësore, sepse janë burim i shkëlqyeshëm i shumë vitaminave.
Veç kësaj, shkenca ka konstatuar që vlera nutritive ngrihet sa më shumë që të qëndrojnë, për ç’gjë janë pothuajse unike në natyrë.
Ja edhe disa arsye përse ky artikull do të duhej të bëhej pjesë përbërëse e ushqimit tuaj.
1. E luftojnë kancerin
Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit.
Në fakt, janë efikase në luftë kundër llojeve të ndryshme të kancerit dhe kanë efekt anti-inflamator.
Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka ardhur në përfundim që femrat, të cilat kanë kaluar nëpër menopauzë dhe për çdo ditë konsumojnë fara të kungullit, kanë për 23 për qind më pak rrezik nga krijimi i kancerit të gjirit.
Efikasitet të njëjtë kanë treguar edhe farat e lulediellit.
2. Shëndeti i prostatës
Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës së rritur.
Vaji përmban fitokemikalie dhe antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.
3. Zbusin simptomat e menopauzës
Nëse jeni në kërkim të një mënyre natyrore për përmirësim të humorit ose për zbutje të simptomave të menopauzës, farat e kungullit janë një zgjedhje e shkëlqyeshme.
Farat rregullojnë sulmet e ngrohtësisë, dhimbjet e kokës, zvogëlojnë dhimbjet në nyja dhe zvogëlojnë shpeshtësinë e ndryshimeve të papritura të humorit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...