Simbol i stinës së verës, arra e kokosit është një frut ekzotik, i pasur me minerale, fibra dhe vitamina, që i bashkon shijes së këndshme një sërë përfitimesh për bukurinë dhe shëndetin.
Shmë e eksportuar në botë, arra e kokosit e ka origjinën nga Amerika e Jugut dhe përdoret në shumë ushqime.
Kokosi jo vetëm që me anë të lëngut na freskon, por është shumë i shëndetshëm për kockat dhe dhëmbët.
Pikërisht për shkak të vetive që ka, palma e kokosit është quajtur ‘pema e jetës’.
E freskët, e pasur me yndyrna të dobishme, kalçium, magnesium dhe fibra vegjetale, kokosi është perfekt për të freskuar në ditët e nxehta.
Mik i dietës: Përvec tulit, kokosi mund të të ofrojë ujin e tij, i pasur me benefice.
Uji i këtij fruti, përveçse është i shkëlqyer kundër dehidratimit, lehtëson aciditetin në stomak dhe përmirëson tretjen.
Tung lodhje! – Për shkak të vitaminave që përmban, kokosi është perfekt kundër dobësisë muskulare dhe nervozizmit. Sasia e dukshme e potasiumit dhe kriprave minerale që përmban e bën perfekte si alternativë për pike energjike dhe tonifikuese për të rikuperuar kriprat minerale që humbasin si shkak i djersitjes.
Lamtumirë kolesterol! – Vaji i kokosit është shumë i shëndetshëm kundër kolesterolit dhe është një alternativë e mirë në kuzhinë në krahasim me yndyrnat shtazore.
Acidet yndyrore nga të cilat është i përbërë, kanë një strukturë zinxhir. Kjo karakteristikë e tij e bën të penetrojë më thellë dhe shpejt në lëkurë dhe në flokë. Praktikisht, ushqen shumë dhe nuk lë yndyrosje. Perfekte!
Jo më zbokth: Për një skalp koke të pastër dhe hidratuar, produktet me bazë kokosi janë shumë të nevojshëm.
I shkëlqyer si trajtim anti-zbokth, koko, përveçse është hidratues, ka edhe veti kundër kërpudhave për skalpin e kokës.
Mjafton të aplikojmë pak në zonat problematike, ta lëmë të reagojë për një çerek ore dhe më pas ta lajmë me një shampo delikate.
Shumë butësi – Për një lëkurë të butë si mëndafshi, nuk ka gjë më të mirë se vaji i kokosit.
I pasur me antioksidantë, reagon si hidratues dhe ushqyes në të gjithë trupin, pasi riaktivizon vajrat natyralë që janë të pranishëm në epidermë.
Gjithashtu është i vlefshëm si antirrudhë sepse është i pasur me vitaminë E, përgjegjëse për mostharjen e lëkurës, humbjen e elasticitetit të lëkurës dhe për të luftuar radikalet e lira.
Këshilla në këto raste?
Aplikojeni pas dushit në lëkurë ende të njomë: do ju japë hidratim të thellë të lëkurës pa e yndyrosur atë.
Renditja e Ligës së Kampionëve/ 18 skuadra kualifikohen, rre...
OKB: Mbi 800 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte sht...
Nuk kanë fund ofendimet ndaj Gjestit, Jozi shan rëndë banori...
Tri klube të Serie A i vihet pas Albian Hajdarit
Partia, lideri, programi apo interesi, ja çfarë ndikon tek v...