Prekja është një pjesë e rëndësishme e shëndetit mendor, emocional dhe fizik; është një gjuhë primare që komunikon dhembshurinë. Mjafton një prekje, një përqafim që njerëzit të ndjehën më mirë. Por e dini se cilat janë të mirat shëndetësore të përqafimit? Mësojini më poshtë:
1.Përqafimi çliron hormonet e dashurisë/ Psikologët theksojnë se përqafimi çiron hormonin e dashurisë, oksitocinën në momentin që përqafoni dikënd.
2.Përqafimi redukton nivelin e stresit/ Përqafimi ndihmon në reduktimin e stresit dhe një gjë e tillë do të thotë që tjetri merr mbështetje. Në këtë formë forcohet edhe sistemi imunitar.
3.Përqafimi zvogëlon dhimbjet/ Instituti i Kërkimeve në Universitetin e Michiganit, ka kryer studime të shumta mbi rëndësinë e prekjes dhe ka gjetur se përqafimi zvogëlon dhimbjen, dhe redukton nivelet e glukozës te fëmijët me diabet.
4.Përqafimi parandalon depresionin/ Të përqafoni një person tregon se sa i rëndësishëm është përsoni për ju. Është një metode e shkëlqyer e komunikimit të dashurisë dhe që tregon kujdes. Njerëzit që marrin shumë përqafime gjatë ditës, janë më pak të prirur të preken nga depresioni.
Përqafimi mund të ndryshojë jetën
Duke besuar se përqafimi ka efekt pozitiv te një person, budistët besojnë se përqafimi lidh zemrat dhe qeniet tona. Kur përqafojmë ne dhurojmë vëmendje dhe përqendrim, sepse në këtë formë ne jemi në gjendje të shërojmë, të kuptojmë dhe të përjetojmë më shumë lumturi. Përqafimi na bën të ndjehemi më të sigurtë në një shoqëri dhe në këtë formë redukton frikën e të qenit vetëm dhe ankthin.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...