Djerësitja vjen si pasojë e shqetësimeve shëndetësore. Këto probleme variojnë nga ftohjet e shpeshta gjatë stinës së ftohtë dhe mungesës së mjekimit të duhur të këtyre problemeve.
Një shkak tjetër i rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë jane edhe problemet me gjendrat tiroide.
Gjendrat tiroide mund të prodhojnë më pak ose më tepër jod dhe sjellin çrregullime të rëndësishme për ekuilibrin hormonal të organizmit njerëzor.
Por nga ana tjetër djerësitja mbi normalen tregon shqetësim dhe stres nervor.
Faktorët e përmendur tregojnë rënie të imunitetit dhe rezistencës së organizmit dhe duhen trajtuar me kujdes.
Kjo për faktin se djerësitja e tepërt sjell humbje shumë të madhe të kripërave minerale në organizmin tuaj dhe kthehet në shqetësim serioz për shëndetin tuaj.
Një numër i madh njerëzish kanë periudha mbi-djersitjeje të shkaktuara nga gripërat e stinës, por edhe nga mbipesha.
Kjo periudhë falë festimeve të ndryshme të vitit të ri shoqërohet me mbingarkesë ushqimore dhe djerësitja e tepërt është një shenjë që jep organizmi.
Në mjaft raste djerësitja e trupit shoqërohet edhe me fenomenin e djerësitjes së këmbëve.
Nëpërmjet djerësitjes organizmi çliron fatorët që i quan të dëmshme për shëndetin.
Por djerësitja e tepërt më shumë se bezdi është një shenjë e cila duhet marrë seriozisht në konsideratë.
Njihuni me bimët mjekësore që kanë rol rregullues kundër djerësitjes së tepërt të organizmit
E para është sherebela, mbretëresha e bimëve mjekësore shqiptare. Kjo bimë e mrekullueshme mjekësore luan një rol parësor dhe mjaft të veçantë për të luftuar efektet e djerësitjes së tepruar të organizmit njerëzor.
Sherebela
Përdorimi i sherebelës për një periudhë 2-3 mujore kohore siguron një stabilizim të shpejtë të djerësitjes së tepërt deri në ndalimin e plotë të saj.
recommended by
BEAUTY DERM
Ndihmoi në eliminimin e rrudhave në 6 ditë! (metoda hiriy)
MËSO MË SHUMË
Ju duhet të merrni 5 lugë gjelle me sherebelë të thatë dhe të copëtuar.
Në momentin kur një enë me ujë të nxehtë ku keni hedhur 5 gota ujë po valon, shtoni masën e sherebelës dhe lëreni të ziejnë bashkë për rreth 5 minuta.
Çajin e përftuar duhet ta pini para buke në një masë prej 2-3 gota në ditë. Këtë çaj mund ta ëmbëlsoni me mjaltë për t’i dhënë një shije mjaft të mirë.
Mos harroni se sherebela shqiptare ka një cilësi të jashtëzakonshme, ndaj mund ta quani veten të bekuar që këtë bimë mjekësore e kemi prodhim vendas.
Bima e Shelgut
Sipas raportimeve të mjekësisë tradicionale të konsultuara nga AgroWeb.org edhe bima e shelgut është një zgjidhgje kundër djerësitjes së tepërt.
Në të vërtetë nuk bëhet fjalë për gjethet e shelgut, por për lëvoren e jashtme të pemës së shelgut, e cila thahet dhe më pas copëtohet dhe bluhet.
Mjaftojnë 2 litra ujë në të cilat mund të zhysni 8-10 lugë gjelle me lëvore shelgu të bluar. Pasi e lini masën të ziejë për gjysëm ore, e hiqni nga vlimi dhe e lini te ftohet.
Mund të pini nga një gotë para ngrënies së mëngjesit dhe një tjetër para darkës për një periudhë një mujore.
Rozmarina si shpëtim
Zhysni një lugë çaji me gjethe të thata rozmarine në një gotë me ujë.
Ziejini në formën e çajit dhe përdorni 1-2 gota në ditë për një periudhë 1-2 mujore.
Nëse djerësitja e tepërt nuk do të shmanget me masat e mësipërme atëherë duhet të paraqiteni në qendrat shëndetësore për një kontroll të mëtejshëm.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...