Sipas një studimi të fundit, djemtë e lindur nën peshë kanë një shans të madh të preken nga infertiliteti, sesa ata që lindin me një peshë mesatare.
Rreth një në shtatë çifte heteroseksuale në Mbretërinë e Bashkuar përjetojnë infertilitet, domethënë një vit ose më shumë të përpiqen për një fëmijë pa e konceptuar, tregojnë shifrat, transmeton portal arbresh.info
Përderisa përqendrimi shpesh është te shëndeti riprodhues i grave, problemet e pjellorisë te burrat janë gjithashtu një problem që duhet trajtuar.
Tani ekspertët thonë se ata kanë zbuluar se burrat kanë një rrezik më të lartë të infertilitetit nëse ata kanë lindur me një peshë në 10% më të ulët për kohën e tyre të kaluar në barkun e nënës.
“Rezultatet tona tregojnë se ndonjëherë duhet të shohim që nga fillimi i jetës, për të gjetur problemet shëndetësore që mund të na vijin më vonë”, tha Anne Thorsted, nga Universiteti i Danimarkës.
Duke shkruar në revistën Riprodhimi Njerëzor, Thorsted dhe kolegët raportuan se si analizuan të dhënat shëndetësore për pothuajse 11,000 njerëz të lindur midis 1984 dhe 1987 në dy qytete daneze.
Studimi gjeti se 8.3% e djemve të lindur nën peshë, kishin problem me infertilitetin, krahasuar me 5.7% të atyre që lindën në një peshë mesatare.
Hulumtimet e mëparshme të kryera nga ekipe tjera kanë gjetur se pesha e ulët në lindje lidhet me problemet gjenitale, por nuk kanë dhënë detaje mbi intertilitetin./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...