Harroni çajin e gjelbër dhe boronicat, super-ushqimi më i ri mund të jetë djathi, sepse një studim i ri ka zbuluar se mund t’ua shtojë jetëgjatësinë.
Probiotikët të cilët gjenden në djathërat zviceranë mund të ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit dhe në forcimin e sistemit të imunitetit, transmeton Telegrafi.
Këta probiotikë, të cilët gjenden edhe në produktet tjera djathore si qumështi, mund t’i përmirësojnë edhe shenjat e plakjes.
Djathërat zviceranë përmbajnë ‘propionibacterium freudenreichii’, bakter i cili është dëshmuar se e rrit jetëgjatësinë, e gjithashtu ka veti të forcimit të sistemit të imunitetit.
Hulumtuesit kanë konkluduar se probiotikët në djathërat zviceran e zgjasin jetëgjatësinë duke ju mbrojtur ndaj patogjeneve dhe duke e forcuar sistemin imunitar.
Përveç kësaj, më herët është dëshmuar se konsumimi i rregullt i djathit mund t’ju ndihmojë nga sëmundjet e zemrës.
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...