Me shekuj të tërë ka qarkulluar besimi se ngrënia e djathit shkakton ankthe.
Pra, nëse hani djathë para se të flini, a do të shihni ëndrra me skena të tmerrshme të cilat nuk do t’iu lënë të flini rehat? – transmeton Telegrafi.
Edhe pse ky është perceptim mjaft i zakonshëm, nuk ka mjaftueshëm hulumtime për ta mbështetur këtë konstatim, thotë nutricionistja Joy Dubost.
“Nuk ka shumë hulumtime sa i përket ushqimeve të caktuara dhe anktheve” thotë ajo.
Por edhe pse këto hulumtime mund të jenë të cekëta, një nga hulumtimet më të cituara të djathit dhe anktheve vjen nga Bordi Britanik i Djathit, i cili e kishte financuar një studim të vitit 2005 për ta gjetur lidhjen mes këtyre dyjave.
Zbulimet e tyre? Nuk ka pasur mjaftueshëm dëshmi për të konstatuar se produktet e bulmetit shkaktojnë ëndrra të këqija.
Megjithatë, hulumtuesit kanë sugjeruar se djathi mund të ndikojë në përgjithësi tek ëndrrat.
Hulumtuesit kishin zbuluar se llojet e ndryshme të djathit ndikojnë në shkaktimin e ëndrrave të ndryshme. P.sh., dëshironi ëndrra me yje të njohur? Hani djathë çedër!
Ka edhe hulumtime tjera të cilat insistojnë se djathi shkakton ëndrra të këqija. Por, sipas ekspertëve tjerë, është e mundshme të ekzistojë vetëm një perceptim i ëndrrave të këqija pasi të hani produkte të bulmetit. /Telegrafi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...