Fëmijët, prindërit e të cilëve janë të divorcuar, janë më të prirë të shtojnë peshë në krahasim me fëmijët që nuk përjetojnë një eksperiencë të tillë, shkruan BBC.
Hulumtuesit nga London School of Economics dhe Political Science kanë analizuar informacionet e 7.547 fëmijëve të lindur në mes të viteve 2000 dhe 2002. Këtyre fëmijëve iu është analizuar pesha, gjatësia dhe masa e trupit. Sipas hulumtimit ata, që kishin përjetuar ndarjen e prindërve kanë shtuar peshë në mënyrë drastike gjatë 24 muajve të parë.
Ky raport sugjeron një numër të madh të arsyeve, se pse fëmijët shtojnë kilogramë pas divorcit të prindërve të tyre. Këto arsye janë të natyrës ekonomike dhe joekonomike. Disa prej tyre janë: më pak para, prindërit duhet të punojnë më shumë duke mos pasur kohë të përgatitin ushqime të freskëta, më pak para për t’iu siguruar aktivitete jashtë shkollës fëmijëve të tyre si dhe probleme emocionale që çojnë në rritje të nevojës për të ngrënë.
Mosha mesatare, në të cilën fëmijët përballen me ndarjen e prindërve është 11 vjeç. Ky studim dëshmon edhe një herë për pasojat që divorci i prindërve ka për shëndetin e fëmijëve.
Autorët e këtij hulumtimi kanë thëne se gjetjet e tyre, janë një formë e thirrjes për mbështetje ndaj fëmijëve, të cilët janë duke kaluar nëpër këtë situatë. “Duke intervenuar më herët, ne mund ta parandalojmë pasoja të tilla”, tha autorja e këtij studimi. Studimi u publikua në revistën Demography. /Gazeta Express
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...