Sot është Dita Botërore e Menopauzës, një ditë që synon ngritjen e vetëdijes për menopauzën dhe opsionet e disponueshme për përmisimin e shëndetit dhe mirëqenies.
Simptomat e menopauzës (kur periodat ndalojnë në mënyrë natyrale, dhe ju nuk mund të mbeteni më shtatzënë në mënyrë natyrale) dhe perimenopauza (kur cikli juaj menstrual fillon të zvogëlohet) mund të ndihen shumë në organizmin e secilës grua, transmeton portal arbresh.info
Shumë grave u shfaqen simptoma nga më të ndryshmet kur arrijnë në këtë fazë.
Gjëja e parë që duhet të keni në mendje është të mbani trupin të freskët.
Mjekët sugjerojnë se shtylla kryesore për të parandaluar simptomat e menopauzës është që trupin ta mbani të freskët dhe të shmangni shqetësimet ose stresin.
Dr Deborah Lee për Metro.uk thotë se stresi dhe ankthi nuk janë të vetmet fajtore për djersitjen gjatë natës, por ato mund të përkeqësojnë gjendjen.
Sipas saj, ushtrimet fizike, si ecja, yoga, vrapimi dhe noti mund të ndihmojnë në relaksimin e gjendjes.
Për ta bërë qarkullimin e gjakut sa më të mirë dhe në mënyrë që simptomat të kalohen sa më lehtë, ajo sugjeron që të vendosen kompresa të ftohta përpara gjumit.
“Pini ujë të ftohtë. Aplikoni një kompresë të ftohtë në fytyrë, ballë, qafë dhe gjoks. Drejtojini kyçet tuaja nën ujë të ftohtë. Lani këmbët gjithashtu me ujë të ftohtë nëse mundeni”, tha ajo.
Një tjetër gjë me rëndësi që duhet ta dinë gratë që po e kalojnë këtë fazë, është se duhet të jenë të hidratuara, prandaj sugjerohet që të pihet sa më shumë ujë.
“Shmangni pijet e nxehta që përmbajnë kafeinë. Shmangni alkoolin dhe mos pini duhan”, sugjeron Dr. Deborah./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?