Senatori republikan John McCain është ndoshta personi më i njohur me kancer në tru. Ai ka llojin glioblastoma të kancerit, më vdekjeprurësin.
Ish kandidati për president njoftoi se ishte i sëmurë vitin e kaluar. Nuk ka shërim për llojin e kancerit që ai ka; edhe kur mjekohen, shumica e njerëzve me atë lloj kanceri nuk jetojnë më shumë se tre vjet pas zbulimit të tumorit, por shkencëtarët po eksperimetojnë trajtime të reja shpresëdhënëse. Kronika në vazhdim na njeh me disa kërkime të kohëve të fundit, që po i japin shpresë pacientëve me tumor në tru.
Lori Mines u diagnostikua me kancer në tru dy vjet më parë:
“As që doja të dija më tepër për këtë lloj kanceri, doja vetëm të bëhesha më mirë,”- thotë ajo.
Edhe forma jo-kanceroze të tumorit në tru mund të bëhen vdekjeprurëse, në se prekin pjesë të trurit që komandojnë funksionet vitale të trupit.
Trajtimi i tyre mund të bëhet me ndërhyrje kirurgjikale, kimioterapi, ose rrezatim, ose me kombinim të të gjithave.
Glioblastoma është forma më e zakonshme e tumoreve kanceroze të trurit dhe më pak se 6 për qind e personave të prekur mund të jetojnë 5 vjet pas zbulimit të tumorit. Këtë lloj tumori ka Lori Mines.
“Shpresoj të jetoj më gjatë, por jam realiste. Jam me glioblastoma, por unë do të vazhdoj të luftoj,”- thotë ajo.
Shkencëtarët në Univeritetin “Duke” zbuluan se mund t’i shtojnë shanset e mbijetesës për disa pacientë, duke injektuar tek tumori i tyre një virus të modifikuar të poliomelitit. Ky është shembull i një terapie me goditje të përcaktuar.
Studjues të tjerë po përpiqen me terapinë e goditjes së tumorit përmes sistemit imunitar të trupit.
“Jemi duke studjuar metoda të reja klinike, me terapi të përcaktuar, me imunoterapi, disa prej të cilave duken shumë premtuese. Ka shumë shpresa për pacientët me këtë sëmundje.”- thotë Dr. Arnab Chakravarti.
Dr. Arnab Chakravarti udhëhoqi një studim të Qendrës së Kancerit në shtetin e Ohajos, që bazohej tek përbërja gjenetike e gliomave, tumoreve të trurit, qofshin ato kanceroze, ose beninje.
Mines u përfshi në këtë studim.
Studjuesit zbuluan se mund të arrihej më tepër se sa thjesht dyfishimi i viteve të jetës për pacientët me një lloj të veçantë kanceri, kur ata trajtoheshin me kimioterapi dhe rrezatim.
“Është shumë e rëndësishme që çdo pacient të ketë trajtim individual për llojin e tij të kancerit, prandaj është duhet të njihen mirë predispozitat biologjike, treguesit dhe shenjat paralajmëruese të sëmundjes.”- thotë Dr. Chakravarti.
Ekspertët thonë se analizat me treguesit gjenetikë do të bëhen standarte për të gjithë pacientët me tumor malinj në tru. Po ashtu, ata po shqyrtojnë përdorimin e terapive të përqëndruara me ilaçe, si pjesë e trajtimit të individualizuar. Ka shpresa se një ditë, diagnostikimi me kancer në tru nuk ka për të qenë më si një dënim me vdekje për pacientin.
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...