A e dini se ekzistojnë shumë shprehi të cilat jua rrisin më shumë rrezikun për të pasur kancer të mëlçisë një ditë?
Duke filluar nga konsumimi i tepërt i alkoolit e deri te ekspozimi ndaj kimikaleve të caktuara, mëlçia juaj mund të përfundojë me kancer nëse nuk jeni të kujdesshëm.
Telegrafi ju sjell disa prej këtyre shprehive, nga të cilat duhet të keni kujdes nëse dëshironi një shëndet më të mirë:
Mosha
Njësoj sikurse me llojet tjera të kancerit, edhe kanceri i mëlçisë ka tendenca t’i prekë personat më të vjetër. P.sh., mesatarisht në SHBA kanceri i mëlçisë fillon në moshën 63 vjeçare.
Gjinia
Ekspertët mjekësorë thonë se kanceri i mëlçisë është më shpesh i diagnostikuar te meshkujt sesa te femrat.
Historia familjare
Doktorët thonë se mund të jenë të rrezikuar më shumë nga kanceri i mëlçisë nëse një anëtar i familjes është i diagnostikuar me të njëjtën sëmundje, e kjo kryesisht për shkak të arsyeve trashëguese.
Alkooli i tepërt
Në sasi të moderuar, alkooli ofron disa përfitime shëndetësore. Por, në sasi të tepruara, jeta juaj mund të rrezikohet nga efektet e dëmshme që alkooli i sjellë. E një nga problemet më serioze të konsumimit të tepërt të alkoolit është kanceri i mëlçisë.
Pirja e duhanit
Të gjithë e dimë se ka shumë të këqija shëndetësore që mund të na ndodhin për shkak të pirjes së duhanit. Ka shumë lloje të kancerit që janë të lidhura me pirjen e duhanit, ndërkaq kanceri i mëlçisë është një nga ta.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...