Google ADS

Disa preparate për lëkurë mund ta shkaktojnë kancerin dhe sterilitetin

22:39 | 18 Qershor 2018
Arbresh.info

Kini vëmendje se çfarë dhe në çfarë mase vendosni në lëkurën tuaj, paralajmërojnë mjekët.

Disa substanca në kremra janë aq të rrezikshme sa mund ta shkaktojnë kancerin e lëkurës dhe sterilitetin.

Ky paralajmërim sidomos u drejtohet femrave shtatzëna, ndërsa sipas mjekëve disa losione mund të ndikojnë që foshnja të lindë me defekte, transmeton Telegrafi.

Pos kësaj, ekspertët përmendin se disa substanca në kremrat për fytyrë mund të ndikojnë edhe në sterilitet. Disa prej përbërësve, si MSG dhe tartrazina, që ndodhen në losione, mund të shkaktojnë probleme serioze te përdoruesit që janë më të ekspozuar ndaj alergjive.

Mjekja Elizabeth Salter – Grin nga Britania e Madhe ka paralajmëruar se disa kemikale nga kremrat dhe losionet mund të jenë aq të rrezikshme sa mund të shkaktojnë ënjtje dhe anomali te foshnjat derisa gjenden në stomakun e së ëmës.

Mjekët ju sugjerojnë që para se t’i përdorni kremrat apo losionet t’i shikoni mirë se çfarë gjendet në përmbajtjen e tyre. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme