Sytë tuaj mund të kthehen në të kuq kur enët e gjakut në sipërfaqen e syve zgjerohen ose hollohen. Termi “sy i skuqur” njihet gjithashtu dhe si “sy i rrjedhshëm”. Me disa këshilla dhe mjete natyrale në shtëpi, ju mund të trajtoni sytë e skuqur në shtëpi.
Cilat janë shkaqet e syve të skuqur?
Ka shumë arsye pse rreth të bardhëve të syrit shfaqet skuqja. Sytë e skuqur, shkaktohen kryesisht për shkak të dilatimit të enëve të vogla të gjakut të vendosura midis konjunktivës dhe sklerës të syrit shkruan FirstCryParenting. Këtu janë disa shkaqe të tjera të skuqjes në sy.
Faktorët e mjedisit: Ndotja e ajrit, alergjenet në ajër, tymi dhe pluhuri.
Ekspozimi kimik si karburantet;
Ekspozimi i tepërt ndaj dritës së diellit;
Kushtet e zakonshme: Alergji në sy, konjuktivit, tendosje dixhitale e syve, vendosje e lenteve të kontaktit.
Kushtet e rënda të syrit: Dëmtimi i syrit ose trauma, infeksione të syrit, ulçera e kornesë etj.
Mungesa e gjumit dhe përdorimi i vazhdueshëm i pajisjeve dixhitale gjithashtu mund të bëjnë një tendosje në sy dhe të çojë në skuqje në sy.
Sytë e skuqur mund të trajtohen në shtëpi përveç nëse nuk janë gjendje serioze. Këtu janë disa mënyra natyrale me të cilat mund të përpiqeni të trajtoni sytë e skuqur në shtëpi.
–Shpërlarje të shpeshta
Fërkimi i syve vazhdimisht mund të përkeqësojë gjendjen. Andaj një metode e mirë për sytë e skuqur përfshijnë shpëlarjen e shpeshtë të syve tuaj.
Spërkatni me ujë sytë tuaj disa herë pasi do të ndihmojë në zbutjen e inflamacionit dhe madje mund t’ju ndihmojë të heqni qafe irrituesin që po shkakton skuqjen në sy.
– Kompresë e ngrohtë
Vendosni një kompresë të ngrohtë mbi qepallat për të ndihmuar në trajtimin e syve të skuqur.
Nxehtësia do të rrisë qarkullimin e gjakut në atë zonë dhe do të formojë lotë të cilët mund të ndihmojnë në uljen e thatësisë në sy.
Për të bërë një kompresë të ngrohtë në shtëpi, zhytni një leckë pa garzë në ujë të ngrohtë dhe e mbështillni.
Pastaj shtrihuni në një shtrat dhe mbulojini sytë me leckë për një minutë. Përdorni një leckë të ndryshme larëse dhe përsëriteni 3 ose 4 herë në ditë.
–Kompresa e ftohtë
Temperatura e ftohjes mund të ndihmojë në shtrëngimin e lëkurës rreth syve, gjë që relakson enët e gjakut.
Kjo, nga ana tjetër, zvogëlon skuqjen në sy. Zhyt një leckë të butë në ujë të ftohtë dhe vendoseni në qepallat tuaja për 5 deri në 10 minuta.
– Uji i trëndafilit
Uji i trëndafilit ka një efekt relaksues në sy. Uji i trëndafilit ka veti anti-inflamatore të cilat zvogëlojnë acarimin në sy dhe kështu zvogëlojnë skuqjen.
–Aloe Vera
Aloe vera ka si veti antioksiduese ashtu edhe anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në trajtimin e syve të skuqur dhe të irrituar. Ja se si mund të përdorni aloe vera për sytë tuaj:
-Përzierje xhelin e Aloe Vera me ujin dhe atë përzierje ftohni për një orë. Më vonë, me ndihmën e pambukut, e vendosni këtë përzierje në sytë tuaj. /Shneta/
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...