Disa nga bakteriet më të rrezikshme jetojnë në …dush

23:03 | 26 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Disa nga bakteriet më të rrezikshme të njohura si mykobaktere, të cilat edhe rrezikojnë shëndetin e njeriut, mund të jetojnë në dush.

Disa nga këto bakterie mund të shkaktojnë probleme direkt në mushkëri, transmeton portali arbresh.info

“Është e mjaftueshme që të marrësh frymë përderisa bën dush dhe këto bakterie mund të prekin mushkëritë tuaja”, thotë Barbara Keber nga Departamenti i Mjekësisë Familjare në Spitalin Glen Kouv në Nju Jork.

Presioni dhe uji i ngrohtë në dush janë ideale për shpërthimin bakterial.

Bakteriet u zbuluan në një studim të kryer në 656 familje në Europë dhe Amerikë. Është zbuluar se ky organizëm i vogël është më i zakonshëm në kokat e dusheve që nxjerrin ujin nga rubinetat e përdorimit dhe në zonat ku ajo është e zakonshme të pneunomisë bakteriale.

Simptomat e infeksioneve të mushkërive të infektuara me këtë bakterie përfshijnë kollën, humbjen e peshës, temperaturën dhe humbjen e energjisë.

Ajo që është suprizuese është se dushet metalikë përmbajnë më shumë nga ky baktier sesa ato plastike.

Sipas mjekes amerikanë, ju duhet të merrni masat paraprake, duke pastruar rregullisht dushin dhe duke e zëvendësuar pas një kohe.

Dushi mund të pastrohet lehtë më alkool dhe uthull molle, pasi që të dyja besohet se janë antibakteriale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme