Të hash diçka para se të flesh mund të të sjellë probleme gjatë natës, sepse ushqimet në orët e vona të rëndojnë stomakun. Nëse kjo është e vërtetë për shumicën e ushqimeve, molla mund të jetë zgjidhja më e mirë para gjumit.
Ka përmbajtje të lartë vitaminash dhe mineralesh, antioksidantë, polifenole dhe pothuajse fare yndyrë.
Mollët janë të pasura me vitaminën C, B6 dhe kalium, të cilat mund të paralajmërojnë gjendjen e gjumit. Vitamina C, gjithashtu ndihmon në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e frymëmarrjes dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duke ndihmuar gjendjen e relaksit.
Kaliumi shërben si një elektrolit që i dërgon sinjale trurit për të mbajtur një ritëm të rregullt të rrahjeve të zemrës.
Vitamina B6 mund të zvogëlojë stresin dhe të ndihmojë nxitjen e serotoninës, neuroni që lajmëron gjendjen e gjumit. Po kështu, B6 ndihmon edhe në djegien e yndyrave gjatë natës.
Polifenolet janë antioksidantë që gjenden kryesisht në lëkurën e mollëve. Kështu, lëngu i mollës ose molla pa lëkurën nuk mund të ketë të njëjtën përmbajtje polifenoli si molla me gjithë lëkurë. Me gjithë këto të mira, bëni mirë ta konsumoni një kokërr mollë para gjumit.
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...